GOLAT EKSTRA TË MIKAELËS

“Extra Time është tingulli i parë i një melodie shumë të bukur që do të dëgjoni në vijim”,

Living - - PËRMBAJTJA - – thotë imazhi më i ri sportiv në Tring, Mikaela Brokeri.

SPORTI ËSHTË DASHURIA E SAJ MË E RE, pasi që e vogël është marrë me art, por propozimi i ardhur nga Tring për startimin e një programi të ri sportiv, i riktheu dëshirën për të dalë në ekran. Mikaela është një vajzë plot energji për të punuar e për të provuar gjëra të reja, edhe pse më parë nuk kishte pasur ndonjë lidhje me sportin e mbi të gjitha me futbollin. Ashtu si të gjithë ne, edhe ajo ka skuadrën e zemrës, por kurrë nuk e kishte menduar që bashkë me një grup profesionistësh si Ervin Nikolla dhe Alpin Gallo në studio, do të analizonte ndeshjet e kampionateve kryesore të futbollit, UEFA Champions League, Kupës së Mbretit, kampionatit portugez, belg dhe atij skocez. Fillimi i javës është shumë domethënës për të, sepse takimi me adhuruesit sportivë starton në orën 20:00, në ekranin e Tring Sport 1 HD, dhe ajo është tërë kohën duke mbledhur informacionet e duhura, duke lexuar e duke shqiptuar mirë emrat e skuadrave dhe lojtarëve, e duke u njohur me fakte sportive dhe analiza të ndeshjeve të fundjavës. “Extra Time” erdhi në jetën e saj në çastin e duhur, pasi tashmë formimin si moderatore në ekrane të mëparshme e kishte kaluar, thjesht i duhej kohë që të njihej me një fushë, për të cilën kishte bërë tifo vetëm nga ekrani.

NËPËR ZYRAT E TRING-ut, Mikaelën e shikon duke u marrë jo vetëm me ndeshje apo gjëra që lidhen drejtpërdrejt me “Extra Time”. Tashmë asaj i tërheq vëmendjen çdo gjë që ka lidhje me botën e sportit. Mikaela është fanse e sporteve ekstreme dhe tifoze e zjarrtë e skuadrës angleze “Liverpool”, të cilën nuk lë rast pa e mburrur edhe gjatë emisionit. Në fakt, ardhja në Tring nuk shënoi një fillim të ri vetëm në jetën e saj profesionale: edhe njohja me njerëz të rinj e mbi të gjitha të punonte me një staf të drejtuar vetëm nga meshkuj, ishte diçka e re për të. E konsideron veten me fat dhe ndihet e përkëdhelura e grupit: Edhe pse ka shumë paragjykime rreth të punuarit vetëm me meshkuj, besoj se personat që e paragjykojnë këtë nuk kanë pasur të bëjnë ndonjëherë me një staf vetëm me femra. Di të them që i jam mirënjohëse secilit prej tyre, pasi përveçse janë tepër

profesionistë, mbi të virtyte.« gjitha duhen vlerësuar si njerëz me shumë Për të nuk ka ndryshuar vetëm ambienti dhe lloji i punës. Edhe fillimi i ditës është ndryshe. Që me ardhjen në mëngjes në punë, e para gjë që bën është leximi i të gjitha burimeve të lajmeve sportive dhe rozë. Në vitin 2009, në konkursin e modelingut ajo fitoi çmimin Super Model of Albania 2009 e, një vit më pas rrëmbeu dhe kurorën si Miss Fotozhenia dhe Kinematografia. Gjatë kësaj kohe, iu dhanë mundësi të shumta për ta zhvilluar këtë profesion edhe jashtë kufijve, por ajo nuk pranoi. Modelingun e nisi më shumë e shtyrë nga e motra:

Në të vërtetë, nuk e shihja kurrë veten si një modele e madje as si një vajzë të bukur. E kam provuar thjesht për eksperiencë dhe qëlloi që vendet ku konkurrova kishin të njëjtin mendim si motra ime dhe jo si unë. Pra, arrita të rrëmbeja disa nga çmimet më të mira. Ndër kënaqësitë që mund të përmend, është fakti që kam takuar dhe kam punuar me artistë të vërtetë si Fadil Berisha, Edvina Meta apo Geljant Kaleci. Mendoj se njohja, punët me ta dhe marrëdhënia që

modelingu.« kam krijuar prej gati nëntë vitesh janë gjëja më e mirë që më ka dhuruar Në Tring, ajo mendon se ka gjetur ambientin ku mund të ndihet rehat për të bërë atë që do. E vetmja gjë që ka ndryshuar, është shtimi i energjisë pozitive, që e rrethon çdo ditë dhe i jep impulse të reja për të qenë e qetë dhe sa më e sigurt në “Extra Time”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.