ZORRA E IRRITUAR:

KURIMI NË 7 DITË ME PROGRAMIN NATYRAL

Living - - PËRMBAJTJA - NGA MIRELA ANDONI

KOLITI dhe KAPSLLËKU janë shqetësime të zakonshme, nga të cilat vuajnë dy në tre persona dhe pjesa më e madhe janë femra. Shfaqen të vetme ose në disa raste edhe së bashku, duke krijuar tension abdominal, spazma, meteorizma, shkarkime të alternuara të pakta ose të shumta, të cilat shpesh bëhen akute ose në rastet më komplekse tentojnë të bëhen kronike.

NJË PRIRJE ME “ULJE” DHE “NGRITJE”

Aparati tretës dhe në veçanti zorrët drejtohen nga një ritëm i brendshëm dhe mezi i durojnë ndryshimet e temperaturës dhe të humorit, vapën e parë dhe “goditjet” nga ajri i kondicionuar, ushqimi i shpejtë ose oraret jo të zakonshme. Gjithashtu, pikërisht gjatë muajit maj kemi akumuluar ngarkesë të vazhdueshme stresi që, tashmë, siç është konfirmuar nga studimet e neurofiziologjisë, alternon metabolizmin e zorrëve dhe i pezmaton ato duke krijuar gazra, fryrje, dhimbje dhe kapsllëk. Ja përse gjatë stinës së verës, zorra ka nevojë për një mbështetje natyrale që e bën më pak të ndjeshme, ose në rast se është e acaruar, zbut simptomat ose efektet negative. Kur zorrët janë të acaruara, ndiejmë këputje dhe jemi shumë të ndjeshëm ndaj sëmundjeve, prandaj duhet t’i lirojmë zorrët nga gazrat dhe fermentimet.

ÇFARË NDODH NËSE BARKU JUAJ “ZEMËROHET”?

Irritimi i zorrëve redukton përthithjen e seratoninës dhe zorrët reagojnë duke u fryrë. Kjo shndërrohet në një rreth vicioz, sepse kur zorrët irritohen shfaqet koliti ose kapsllëku, që reduktojnë efektin e seratoninës, duke na bërë më nervozë dhe të tensionuar. Kjo gjendje bie përsëri mbi zorrë, duke e acaruar akoma më shumë atë dhe sjell mospërthithje të ushqimit, stres dhe përkeqësim të gjendjes. Zorra kryen dy funksione shumë të rëndësishme për jetën e njeriut: përpunon ushqimet dhe përthith substancat ushqyese të nevojshme për funksionimin e organizmit, si dhe eliminon toksinat dhe mbetjet që rrjedhin nga çdo aktivitet metabolik. Kështu, kur zorrët irritohen ose sëmuren, pasojat i ndjen gjithë organizmi. Sipas mjekësisë popullore dhe në veçanti asaj kineze “zorrët janë motori i shëndetit”. Zona e zorrëve është e pasur me qeliza imunitare dhe qeliza nervore të krahasueshme me ato të trurit. Duhet të kujtojmë se 95 % e seratoninës, hormonit të lumturisë, sintetizohet në zorrë. Nëse zorra është e irrituar për shkak të kolitit ose kapsllëkut, ajo prodhon një enzimë, e cila e shkatërron seratoninën, ndaj fillojmë të ndihemi të tensionuar dhe nervozë, duke e ndier akoma më shumë dhimbjen e barkut. Ka një lidhje mes zorrëve dhe trurit, por edhe mes tyre dhe sistemit imunitar dhe nëse prishet ekuilibri i njërit prej tyre, ndikon te tjetri.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.