Ç’DUHET TË KENI PARASYSH NËSE ZGJIDHNI TË BËHENI VEGAN

Living - - PËRMBAJTJA -

“Veganizmi përfshin shumë aspekte: një qëndrim moral, një identitet, por është pa dyshim një zgjedhje e fuqishme shëndetësore,” thotë kardiologu Joel Kahn, autor i librit “Zgjidhja me bazë bimore: Plani mjekësor amerikan për të pasur një zemër të shëndetshme dhe për të gëzuar shëndet të plotë” (The Plant-Based Solution: America’s Healthy Heart Doc’s Plan to Power Your Health). Dr. Kahn-i u njoh me termin “dietë”, kur sapo kishte nisur studimet e larta dhe u angazhua të ndiqte regjimin ushqimor hebraik të Kashrutit.

Dr. Kahn, sot ia atribuon nivelet e tij të energjisë, cilësisë së gjumit dhe mirëqenies së përgjithshme, atij vendimi që mori më shumë se dyzet vjet më parë. “Një jetë me energji bimore është një jetë e pastër dhe e gëzueshme, duke ditur se çdo vakt është një votë për shëndetin, mirësinë dhe mbrojtjen e mjedisit,” - thotë ai. Më poshtë, paraqesim perspektivën e tij se si të afrohesh me veganizmin, çfarë mund të jetë kjo për shëndetin dhe si të sigurohesh që të marrësh të gjitha vlerat ushqimore që të duhen.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.