NEXHMIJE NUSSBAUMER IBRAHIMI

Living - - PËRMBAJTJA - NGA ETLEVA ÇEPELE FOTOGRAFIA: PASCAL UEHLI

ZËRI I GRUAS SHQIPTARE NË ZVICËR

Forca e pashtershme e gruas ka përcaktuar rrjedhën e ngjarjeve dhe të kulturës njerëzore ndër shekuj. Gruaja është burimi i jetës, i së bukurës, i artit dhe i historisë, porse shpesh, vlerat e saj mbeten në hije apo në heshtje në shoqëri konservatore si ajo e vendit tonë. Shkak për këtë heshtje sigurisht që është edhe seksizmi, paragjykimet. Megjithatë, femrat më të guximshme shqiptare kanë shkuar përtej çdo paragjykimi e, pas viteve ‘90, edhe përtej kufijve të vendit, për të përqafuar sfidat, qofshin ato personale apo profesionale. Një prej tyre është edhe Nexhmije Nussbaumer Ibrahimi, mësuesja nga Shkodra, e cila e la Shqipërinë në vitin famëkeq 1997, për t’u vendosur në Zvicër, ku do të luante një rol të rëndësishëm në integrimin e femrave nga të gjitha trevat shqipfolëse. Pas një eksperience pothuajse njëzetvjeçare si mësuese në Shqipëri, me të shkuar atje, pavarësisht nga vështirësitë, ajo këmbënguli të mos fillonte asnjë punë tjetër përveç mësuesisë e për këtë i vuri vetes një qëllim: të mësonte gjermanisht. U regjistrua menjëherë në një kurs intensiv të gjuhës gjermane. Pas tre muajsh, mësuesja e saj, Helga Hillmer, e mori Nexhmijen mënjanë dhe e pyeti e habitur se si ishte e mundur që e shpjegonte mësimin më mirë sesa vetë mësuesja. Ajo kishte vëzhguar se si Nexhmija i ndihmonte shokët e shoqet, duke ua shpjeguar gjërat me duar e këmbë. Aty, për herë të parë, Helga i tha: “Ti edhe në Zvicër do të punosh mësuese!”

Nuk kaloi shumë kohë dhe mundësia e artë për të erdhi.

»Nëse një burrë është i informuar dhe i shkolluar, çështja mbetet vetëm tek ai, ndërsa nëse një grua është e informuar dhe e shkolluar, atëherë është e jetës.« gjithë familja. Gruaja është boshti i

Një ditë, mësuese Helga i telefonoi dhe i tha se kishte mësuar për një projekt të Drejtorisë Arsimore në Zyrih, i cili kishte të bënte

me fëmijë kosovarë të ikur nga lufta në Kosovë. Për ta, do të hapeshin klasa që do të drejtoheshin nga një mësuese zvicerane dhe një shqiptare. Pas disa përpjekjesh, Nexhmija arriti të lidhej në telefon me zotin Markus Truniger nga Drejtoria Arsimore e Zyrihut. Ajo telefonatë do t’i hapte asaj rrugën e dritës. Zoti Truniger ishte udhëheqësi i projektit dhe u tregua i gatshëm ta ndihmonte, megjithatë pasiguritë e saj në lidhje me gjuhën vendase, e bënë të mendohej mirë. Në fund, vendosi t’i jepte vetes një mundësi. “Mund të duket e çuditshme, por unë mendoj se jo vetëm eksperienca si mësuese, por, dhe dua ta theksoj këtë, përvoja e mësimdhënies në një vend si Shqipëria, paçka se gjatë regjimit komunist, më ndihmoi shumë që të konsolidoja pozicionin tim në një shtet si Zvicra. Teoria, metodika dhe vitet e punës që mbaja mbi supe, më ndihmuan të kaloja shumë vështirësi,” - shprehet mësuese Nexhi, ashtu siç e njohin dhe e thërrasin të gjithë edhe në Zvicër. Nuk do të kalonte shumë kohë para se drejtuesit e shkollës “Schulhaus Riedtli” në Zyrih, qytetin ku ajo u vendos, të vinin re aftësitë e shkëlqyera mësimdhënëse të Nexhmijes dhe ta këshillonin të përvetësonte sa më shpejt gjuhën gjermane, në mënyrë që ta mbanin në atë shkollë edhe pasi situata në Kosovë të përmirësohej dhe fëmijët kosovarë të ktheheshin në vendin e tyre. Nexhmija iu dha punës me mish e me shpirt. Dy vjet më pas, asaj do t’i jepej mundësia për të punuar me projektin e saj të parë vetjak, me qëllim integrimin dhe mbështetjen e grave shqiptare në kantonin e Zyrihut. Ai ishte një projekt pilot, por që do të gëzonte shumë shpejt sukses të jashtëzakonshëm, për t’u ndjekur më pas nga shumë suksese të tjera, çmime dhe intervista të ndryshme në mediet kryesore zvicerane. Për gjashtëmbëdhjetë vjet, kurset e saj në projektin “Drita” janë ndjekur nga rreth 2000 gra, të cilat, në fillim refuzonin të merrnin pjesë në projekt, kryesisht për shkak se nuk kishin besim në vetvete, por edhe për shkak të pengesave familjare. Puna e Nexhmijes me gratë shqiptare dha frytet e veta, duke bërë që ato të integroheshin më së miri në shoqërinë zvicerane.

»Tages Anzeiger”, një nga gazetat më në zë të vendit, do ta cilësonte Nexhmije Nussbaumer Ibrahimin si “Powerfrau aus Albania” (Gruaja e pamposhtur nga Shqipëria). Titulli i artikullit që fliste për punën e saj, ishte: “Ajo erdhi, pa dhe iu saj.« përkushtua mirëqenies së bashkatdhetarëve të

Në vitin 2002, projekti i saj financuar nga qeveria Zvicerane, do të fitonte çmimin prestigjioz të UNESCO-s, si “Projekti më i mirë i vitit”. Ky çmim do të bënte që fama e saj si mbështetëse e grave shqiptare në Zvicër, të merrte dhenë në mbarë vendin. Gjithashtu, qeveria zvicerane do të financonte edhe një specializim të sajin për dhënien e mësimit të gjuhës gjermane me të rritur, specializim që Nexhmija e kreu pa shkëputje nga puna, për shkak të ngarkesës së madhe. Në intervistën e mëposhtme ekskluzive, dhënë për revistën “Living”, zonja Nussbamer Ibrahimi do të na hedhë më shumë dritë në jetën dhe veprimtarinë e saj në shtetin zviceran.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.