THONË SE ARTI KËRKON SAKRIFICA.

Living - - PERSONAZH -

Është një rrugë e gjatë, e mundimshme dhe shpeshherë ajo që investon, nuk të kthehet, por artistët thonë se përmbushen me atë që japin dhe shpesh shpërblimi vjen prej vetes, pa kërkuar domosdoshmërisht diçka nga jashtë. Arti është vetëpërmbushje, sepse, siç thotë Pablo Picasso: “Çdo gjë që mund të imagjinosh, e bën realitet.” Kështu ka ecur edhe Anila Heto në rrugën e saj, duke ëndërruar. Ajo është një artiste e re, me një dritë të lindur brenda vetes, e cila e dinte se pavarësisht nga kthesat dhe pengesat e shumta në jetë, finishi i vrapit të saj, do të ishte piktura. Me shumë mund e përpjekje, sot, pas të dyzetave, ka arritur të mbajë edhe në terma profesionalë titullin “Piktore” dhe “Interior Design”, megjithëse ajo e di se e tillë ka lindur dhe se ky do të ishte fati i saj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.