Joga, aktivitete fizike dhe masazh

Living - - MIRËQENIE -

Sipas një programi të paracaktuar, trajtimi Ayurveda përfshin dy herë në ditë joga.

Seanca e parë bëhet në mëngjes, në orën 7.00-8.00 dhe seanca tjetër zhvillohet pasdite, 17.00-18.00. Gjatë ditës bëhen 2 deri në 3 trajtime për trupin. Trajtimi është specifik, sipas problematikave të gjithsecilit. “Tri ditë bëheshin masazhe me një lloj pudre dhe 40 lloje bimësh. Fillimisht trupi fërkohej me pudër dhe pastaj me ekstraktet bimore, të cilat ndihmonin në rritjen e qarkullimit të gjakut dhe rënien në peshë, pasi unë doja të bija në peshë. Rashë 4 kg për 10 ditë. Kur përfundonte ky masazh, hyje në një ambient me avull, i cili ndihmonte në nxjerrjen e toksinave dhe lëkura përthithte të mirat e bimëve me të cilat ishte lyer. Pra, 3 ditë vazhdonte ky grafik masazhesh, për të cilat përdorej një lloj force dhe pas këtyre ditëve, ndieje çfarë efekti të jepnin. Në 3 ditët që vijonin, bëhej një masazh tjetër me vaj dhe një tufë bimësh që vendoseshin në një qese prej cope. Ndërsa 3 ditët e fundit, bëhej një masazh i plotë me vajra esenciale bimore, avull dhe bimë që vendoseshin mbi trup. Kuptova që në jetën time nuk kisha pasur kurrë një lëkurë aq të hidratuar dhe këtu fillon të ndihesh e rinuar. Ndihesh më e lehtë si fizikisht, edhe shpirtërisht. Ndihesh e lumtur pa arsye dhe ke një qetësi të jashtëzakonshme mendore dhe fizike. Këtë ndjesi fillon ta përjetosh ditët e fundit. Ishte një gjë e jashtëzakonshme. Më pas, vendosin që një ditë të caktuar të bëjnë pastrimin e sinuseve, duke thithur një si cigare të madhe, e cila ndihmon në pastrimin e sinuseve, kanaleve të veshëve, syve, etj.”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.