Pastrimi me preparate bimore

Living - - MIRËQENIE -

Terapia Ayurveda plotësohet edhe me përdorimin e preparateve bimore.

Rafaela merrte përzierje të tilla tri herë në ditë. Në rastin e saj, medikamentet bimore ishin për rregullimin e disa parametrave të gjakut, si kolesteroli apo edhe përmirësimin e tretjes. Sipas Rafaelës, rezultatet përfundimtare të bashkimit të gjithë këtyre komponentëve terapeutikë ishin mahnitëse. “Në qendrën ku isha, kishte njerëz nga e gjithë bota: Kanadaja, Australia, Zvicra, Gjermania etj. Ishte një zonjë, e cila kishte një problem shumë serioz të shkaktuar nga artriti. E kishte dorën të ënjtur dhe të deformuar dhe po e bënte 30 ditë këtë trajtim. E gjeta dhe e lashë aty, por sa kohë qëndrova, pashë që dora iu rikthye në formën e mëparshme. Njoha pacientë me alergji dhe ekzema të hapura. Vinin aty dhe shëroheshin tërësisht. Jam mahnitur se çfarë përmirësimi të jashtëzakonshëm arrinin. Aty kuptova që Ayurveda ofron shërim për shumë probleme serioze shëndetësore, por mund edhe të parandalojë sëmundjet.” Rafaela e ka përjetuar këtë si një ngjarje unike, që e ka bërë jo vetëm të ndihet mirë fizikisht dhe mendërisht, por ka sjellë edhe ndryshime të rëndësishme në jetën e saj. “E gjithë kjo eksperiencë më ka ndryshuar shumë dhe besoj se do të shkoj çdo vit për ta ribërë trajtimin. Kjo gjë ka ndryshuar tek unë këndvështrimin dhe njohurinë për ushqimin, tretjen etj. Jam ndërgjegjësuar së tepërmi për efektet e duhanit, alkoolit dhe të kequshqyerjes. Për herë të parë isha vetëm në një udhëtim dhe kjo ishte gjëja më e veçantë, sepse nuk kisha udhëtuar asnjëherë vetëm. Kur kthehesh nga ky trajtim, kupton se ke harruar të rrish me veten.”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.