BISKOTA ME DJATHË BLU DHE SUSAM

Living - - KUZHINË -

- sipas Shaun Hill Koha e përgatitjes në total-20 minuta Koha e qëndrimit të brumit në frigorifer që të pushojë-30 minuta PËRBËRËSIT PËR 20 BISKOTA: 100 g gjalpë shumë i ftohtë në kubikë 100 g djathë Gorgonzola ose Roquefort në thërrime 100 g miell që fryhet vetë – në të kundërt shtoni me sitë 1 lugë të vogël sodë për torta të kripura ose për torta të ëmbla pa vanilje 50 g fara susami

PËRGATITJA: 1

Në robot, me funksionin e grirjes, përziejmë gjalpin dhe miellin derisa të bëhen thërrime. Shtojmë djathin dhe i përziejmë edhe për pak sekonda. E hedhim brumin në tavolinë dhe e përziejmë me dorë, derisa thërrimet të mblidhen. E mbështjellim me plastmasë kuzhine dhe e lëmë në frigorifer për 30 minuta.

2

Pas kësaj kohe marrim pak nga brumi, i japim formë të shtypur me dorë, i lyejmë me susam nga të gjitha anët dhe më pas i vendosim në tavën ku kemi shtruar letër furre. Nuk duhet të jenë të trasha, pasi kur piqen, nuk bëhen krokante. I pjekim për rreth 10 minuta ose derisa të shohim që kanë marrë ngjyrë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.