DRITËHIJET E FEMRËS KOHAR

Living - - LIVING PROMOCION -

KOHAR vjen këtë sezon me një koleksion ku delikatesa e stilit përkthehet në forcë femërore. Ngjyrat pastel shkrihen mjaft mirë me tonalitetet e bezhës, së zezës, grisë dhe së bardhës. Ky koleksion sjell një siluetë femërore, të veshur me fustane e tunika të derdhura në forma asimetrike, duke i kombinuar me pantallona të gjera apo edhe të ngushta.

KOHAR është personifikimi i elegancës, rehatisë dhe modernes. Kjo markë është për femrën avangardë, që brenda thjeshtësisë së stilit gjen sharmin dhe luksin.

Femra KOHAR është femra e ditëve të sotme, por me vizion për të ardhmen; është femra që përqafon tendencat e modës, por duke i personalizuar ato; femra që zgjedh thjeshtësinë për t’u dukur më bukur.

KOHAR është dyqani i vetëm në Tiranë, që sjell një gamë të gjerë veshjesh për femrën në karrierë, që është në lëvizje dhe kërkon perfeksionin në çdo orë të ditës. Raporti cilësi-stil është një nga motot e kësaj marke, ndaj s’ju mbetet gjë tjetër, vetëm të zgjidhni! Së pari, njihuni me filozofinë e saj dhe së dyti bëni tuajin qoftë edhe një detaj të vogël KOHAR, sepse është e sigurt që do të tërhiqni vëmendjen kudo ku ndodheni.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.