Prestige Home

Living - - LIVING PROMOCION -

Për herë të parë në Shqipëri hapet një qendër, e cila mundëson arredimin e çdo ambienti në shtëpi, në një vend të vetëm. Prestige Home, i dedikohet ekskluzivisht produkteve të linjës “HOME” dhe “Interior Design” të markave më luksoze dhe të njohura në gjithë botën.

“Showroom”-i i Prestige Home ndodhet në autostradën Tiranë-Durrës, ku lehtësisht mund të gjejmë produktet për çdo pjesë të shtëpisë dhe ku mund të shohim të shpalosur gjithë filozofinë e kësaj kompanie. Synimi i saj është që të gjitha markat përfaqësuese të jenë pjesë e zgjedhjes së klientëve. Në “showroom”-in e ri ka gjithçka për shtëpinë, zyrat dhe ambiente të tjera banimi apo pune. Markat e zgjedhura janë të kombinuara në mënyrë të tillë, që sjellin të gjitha shërbimet që përfshijnë dekorin: sete arredimi, instalime, ndriçim, pajisje kuzhine, elektrike, izolimi, panele e aksesorë për të gjitha hapësirat e shtëpisë.

Nga Pierre Cardin, e cila mban primatin për kolltukët elegantë dhe tapete apo sixhadetë e bëra me dorë, te Eglo, gjiganti i ndriçimit që përcakton dhe çmon detajet në shtëpinë tuaj.

Elektroshtëpiaket mund t’i blini te Miele, firma prestigjioze gjermane, lider për të gjitha pajisjet që i duhen një shtëpie plot klas. Teka ju ofron zgjidhje të tjera për pajisjet elektroshtëpiake, por dhe produkte porcelani apo enë të ndryshme. Doimo Salotti, firma italiane, do të kompletojë sallonin tuaj, ndërsa Magniflex do të mundësojë dyshekun ku do të pushoni pas një ditë stresuese dhe të lodhshme. Zebrano, Aran Cucine, Valeroni, Lamborghini, të gjitha firma dhe marka prestigjioze për produkte cilësore, elegante dhe plot klas.

Ndërveprimi personal me çdo klient, shoqëruar me shërbimin e këshillimit nga arkitektët e Prestige Home, dhe të gjitha ambientet argëtuese, si bari, restoranti dhe parku i lojërave për fëmije, bëjnë që vizita në këtë qendër të kthehet në një ditë argëtuese, të shfrytëzuar maksimalisht.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.