Turizmi që bën mirë!

Living - - LIVING AMBASSADOR -

Ne vizituam HC Health Clinic (www.hcdurazzo.com), një klinikë dentare italiane në qendër të Durrësit, për të zbuluar më shumë rreth fenomenit të turizmit dentar dhe për të njohur italianët që investojnë në Shqipëri.

Një bum i vërtetë në sektorin e shëndetësisë janë klinikat private që po hapen dita ditës në vendin tonë të cilat nuk kanë asgjë më pak se ato italiane.

Sapo hymë në klinikë ngelë të mahnitur nga modernizmi i strukturës, nga makineritë e teknologjizuara dhe mbi të githa nga mikpritja e stafit shqiptar, i cili flet në mënyrë të përsosur italisht. Xhulia, recepsionistja, na mirëpriti dhe na shoqëroi në një vizitë në të dy katet e strukturës.

Makineritë janë të gjitha Gjermane , kolltuqet Sirona janë të pajisura me ekrane, të cilët i mundësojnë cdo pacienti ndjekjen e operazioneve. Klinika është e pajisur me një dhomë të posaçme në të cilën bëhet sterilizimi i të gjitha mjeteve.

Me pak fjalë klinika është e përsosur, rezultat i një investimi të madh në aspektin teknologjik. “Materialet që përdorim”, shpjegon Massimo, drejtues i klinikës, “importohen nga Gjermania dhe janë po ato që përdorim edhe në klinikën tonë në Itali”.

Në çdo detaj duket kujdesi maksimal dhe cilësia e lartë e produkteve dhe shërbimeve të ofruara. Shërbime që kanë për qëllim një treg të dyfishtë: atë italian dhe atë shqiptar.

Për sa i përket tregut italian, Massimo shpjegon se, fal regjimit të reduktuar të taksave dhe mbi të gjitha fal kosts më të ulët të jetesës, ata arrijnë tu ofrojnë pacientëve italianë shërbime dentare me cilësi të lartë me një cmim që mund të arrij deri në 60% më pak se ai i tregut italian. Ky është fenomeni i ashtuquajtur “turizëm dentar”: njerëzit që vijnë në Shqipëri për të kuruar sëmundjet dentare dhe që shfrytëzojnë mundësinë për të zbuluar bukuritë e vendit tonë, shumë shpesh të nënvlerësuara dhe shumë pak të shfrytëzuar nga pikëpamja turistike.

Por cili është përfitimi për pacientët shqiptarë? Pse duhet të shkojë një person nga Durrësi në strukturat e huaja si ajo që kemi vizituar? Përgjigjet janë të shumta:

Cilësia: konkrete dhe mëse e dukshme. Struktura HC Durazzo ofron standarte të larta të cilësisë. Kur bëhet fjala për të kuruar dhëmbët, cilësia e mjeteve dhe e materjaleve që përdoren është thelbësore, duke pasur parasysh faktin që cilësia e operacioneve dentare zbulohet ndër vite.

Stafi: sinergjia mibis doktorëve italia dhe atyre shqiptar jep siguri. Puna e dentistit është një punë e veçantë që bazohet kryesisht tek besimi. Ju nuk mund të dini nëse dentisti juaj ka zgjedhur planin më të mirë të kurimit për ju, as nuk mund të verifikoni se operacioni është kryer në mënyrën e duhur, për këtë ju duhet thjesht të kini besim tek dentisti juaj. Në HC Durazzo gjetëm atë që shpesh mungon pothuajse kudo: qetësi dhe trasparencë të plotë dhe gjithpërfshirëse.

Shërbimet: në HC Durazzo kryhen të gjitha llojet e shërbimeve, nga ato të thjeshtat në ato më komplekset, si për shembull implantologjia All On Four dhe All On Six, proteza fikse dhe të lëvizshme, stomatologji estetike, kirurgji dentare, klinika është e gatshme të zgjidhë çdo lloj problemi dentar me ndërhyrjen e mjekëve të specializuar.

Çmimi: përballë një cilësie të lartë ju do të prisnit edhe një listë çmimesh të tillë, por nuk është ky rasti. Çmimet që aplikohen në këtë klinikë janë të ngjashëm me ato të klinikave shqiptare, ndoshta edhe më të ulëta, sepse çdo muaj HC Durazzo ofron shërbime me oferta speciale për tu afirmuar në tregun e Durrësit si qendër e re stomatologjike për italianët por mbi të gjitha për shqiptarët.

Kujdesi për fëmijët : klinika i dedikon një vëmendje të vecantë fëmijëve, dhe angazhohet çdo ditë në projekte që bashkojnë shëndetin, sportin dhe mirëqenien. Mjekët italianë që takuam janë në fakt të specializuar edhe në stomatoligjinë për fëmijë. Pas vizitës tonë dhe pasi njohëm dhe biseduam me menaxher italian, doktor shqiptarë dhe italian, punonjës shqiptarë, kuptuam që sinaergjia mibis Italisë dhe Shqipërisë sjell shumë përfitime :

1. Investimet nga jashtë krijojnë shumë vende të reja pune dhe shumë mundësi për profesionistët tanë për të bashkëpunuar dhe për t’u afirmuar bashkë me profesionistët e huaj.

2. Turizmi dentar sjell në brigjet e vendiit tonë shumë persona të cilët kalojnë Adriatikun në përpjekje për të kursyer dhe me këtë rast zbulojnë bukurit, traditat, ofertat turistike të territorit tonë, bukuritë arkitektonike dhe peizazhin, të cilat janë ende shumë pak të njohura.

3. Cilësia e shërbimeve të ofruara është më e lartë, ndërsa çmimet jo, ky është padyshim një avantazh për pacientët shqiptarë, si dhe për ata italiane.

Me pak fjalë, turizmi dentar ndihmon ekonominë, shoqërinë dhe turizmin shqiptar, gjithashtu ngre ndjeshëm nivelin e shërbimeve dentare duke ofruar standarte të larta.

Standarte të cilat klinika HC Durazzo ka sjell, duke realizuar në qëndër të Durrësit një klinikë dentare me cilësi absolute.

Të lumtur që patëm mundësi të vërtetojmë me sytë tanë cilësinë dhe sinergjinë italo-shqiptare, mund vetëm të urojmë, për ta dhe për ne, që punët të shkojnë sa më mirë, dhe që mjekët italianë të mësojnë ndonjë fjalë shqip!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.