Almeda Abazi së shpejti me një këngë të sajën

Living - - LIVING PERSONAZH -

Aktroi, kërceu, tani do të këndojë. Sfida më e re e Almeda Abazit është kënga. Thotë që kjo ka qenë ëndrra e saj e madhe dhe më në fund ia doli ta bënte realitet. Së shpejti, do të na e prezantojë këngën nga Turqia. “Bëhet fjalë për një single me të cilin kam shumë kohë që merrem. Është shumë emocionuese për mua. Besoj se kënga do të dëgjohet dhe pëlqehet nga të gjithë. Detajet e tjera rreth këngës do t’i mësoni në ditët e ardhshme, - shprehet Almeda, entuziaste për projektin të cilin e ka realizuar gjatë kohës që drejtonte edhe spektaklin "DWSA".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.