Seriali “Perla e zezë”

Living - - LIVING PERSONAZH -

Seriali turk “Perla e zezë”, ka filluar transmetimin në 20 shtete të ndryshme, ndërkohë, prej 13 qershorit ka nisur të transmetohet edhe në kanalet "Jolly HD" dhe "3Plus" të platformës "Tring", nga e hëna në të premte. “Ky fakt më jep shumë kënaqësi," - shprehet protagonisti, Tolgahan Sayisman. - Në çdo vend ku kam shkuar, më kanë thënë që po presin me padurim serialin tim të radhës, pra, 'Perlën e zezë'. Ky serial, ndonëse është më i shkurtër se seriali im i parë, ka një impakt më të madh dhe histori më të bukur. Seritë e para janë xhiruar në një qytezë në Izmir, në Ëlldër. Është një qytezë e bukur peshkatarësh. Më pas, historia zhvillohet në Stamboll. Jam i bindur që seriali do të ngjallë interes edhe këtu.” Personazhi i Kenanit ndryshon nga personazhet e tjera që Tolga ka luajtur. Këtu ai është një peshkatar, i cili jeton në një qytezë të vogël. Nuk është i pasur dhe kënaqet me pak, preferon të jetojë në një botë të vogël, por kur të tjerët tentojnë t'ia prishin këtë oazë, tek ai lind ndjenja e hakmarrjes. “Xhirimet ishin shumë të ngjeshura dhe të lodhshme në fillim, por grupi ishte shumë energjik, - tregon Tolga. - Më pas, kur shkuam në Stamboll, të gjithë e dinim çfarë duhej të bënim. Ishim një grup profesionist, i qetë dhe punëtor. Kjo ishte arsyeja pse seriali u realizua me sukses. “Perla e zezë” është realizuar me shumë kujdes dhe është derdhur shumë djersë për të, por, mbi të gjitha, ka një histori shumë të bukur,” - përfundon ai duke falënderuar për mikpritjen gjatë vizitës së tij në kompaninë “Tring”, gjë që sipas

tij e gëzoi shumë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.