Përse kaq i ëmbël ky pushtim?

Living - - TELEVIZION -

TRADITAT E PËRBASHKËTA. Duke diskutuar me ndjekësit besnikë të këtyre serialeve, gjëja e parë që përmendin si karremin që i ka peshkuar, janë traditat dhe deri diku, mentaliteti i përbashkët. Por po të kujtojmë dashurinë tonë të hershme për telenovelat amerikano-latine, të cilat në njëfarë mënyre, përveç besimit në Zot dhe luftës për të mbijetuar vullneti i mirë, nuk kishin asnjë të përbashkët me zakonet tona, kjo teoria e ngjashmërive me Turqinë bie poshtë, për të

provuar dashurinë tonë të madhe për serialet.

PËRFAQËSIMI I TË GJITHA SHTRESAVE. Një fakt i padiskutueshëm për ndikimin që ato kanë në vendin tonë, është se në to e gjejnë veten të gjitha shtresat. Në serialet turke, gjejmë të pasurin, të varfrin dhe zakone e mendësi që lidhen me të përditshmen tonë. Këto janë të pëlqyeshme nga audienca.

SKENARËT. Vlerësohet se serialet turke kanë një skenar shumë të mirë. Kanë një logjikë në zhvillimin e fakteve, e cila është shumë e besueshme. Kjo e bën publikun më besnik

ndaj asaj që sheh.

KOHËZGJATJA. Audienca nuk lidhet pambarimisht me një serial, sepse ngjarja fillon dhe mbaron pa e shtyrë skenaristin të bëjë zgjatime të kota. Ndaj dhe prodhimet turke quhen seriale dhe jo telenovela. E jo vetëm për këtë, por edhe nga mënyra se si prodhohen e krijohen ato.

AKTORËT. Aktorët turq janë vlerësuar ndërkombëtarisht me notën 10, si për nga hijeshia, ashtu edhe për interpretimin.

CILËSIA. Producentë të huaj kanë arritur në përfundimin se, serialet turke nuk bëjnë dallim nga ato gjermane, angleze e madje edhe amerikane. Sigurisht që tematika ndryshon, duke sjellë më shumë problematika familjare, por Turqia ka guxuar të shkruajë edhe histori më të thella se një romancë apo ngjarje familjare, siç janë aksionet apo thrillerat.

VENDET E XHIRIMIT. Të shohësh një serial turk, është si bësh një turne të bukur, sepse vendet, shtëpitë dhe qytetet ku xhirohet, janë jashtëzakonisht të bukura.

VLERËSIMET E TYRE. Aktualisht, serialet turke janë prodhimet më të vlerësuara në treg, madje janë produkte që kushtojnë shtrenjtë, sepse kanë shikueshmëri të lartë. “Tring” është platforma e parë televizive në Shqipëri që ka futur serialet turke dhe, sipas drejtorisë së programacionit, kjo përzgjedhje është shpërblyer, pasi audienca e ka përqafuar menjëherë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.