NË BOTËN MAGJIKE TË

Kanale dedikuar fëmijëve në platformën Tring: Tring Tring dhe Tring Kids. Personazhe fantastike dhe tregime magjike për t’u zbuluar së bashku me fëmijët tuaj. Janë emocionet që jetohen çdo ditë me familjen, dhe ju bëjnë të ëndërroni.

Living - - IDE SEZONI -

Derrkucja Pepa

Pepa është një derrkuce e këndshme, e cila jeton me mamin, babin dhe vëllanë, Xhorxhin. Bashkohuni dhe ju me Pepën, familjen dhe shokët e saj, në shumë aventura, lojëra, zbavitje dhe sigurisht për të kërcyer nëpër pellgje me baltë.

Leonardo

Një serial i cili na njeh me jetën, adoleshencën dhe shpikjet e Leonardo da Vinçit. Çfarë bëri Leonardo da Vinçi kur ishte fëmijë? Si i kalonte ditët? Si kënaqej? Si u bë një gjeni? Ai, bashkë me miqtë e tij të pandashëm, Xhokonda dhe Lorenco, do të na njohë me krijimet e tij.

Doru

Doru, kali më i bukur dhe më i vogël i kopesë, është një lider i lindur. Ai jeton me nënën e tij në një fermë të bukur, por, papritur, jeta e tij ndryshon, kur takohet me një grup kafshësh që sapo ishin arratisur nga arena e cirkut. Kështu, së bashku më miqtë e tij të rinj, ai nis një aventurë plot të papritura.

Guri i gjelbër

Aventurat e pesë të rinjve që, falë fuqisë së gurit të gjelbër mund të lundrojnë në internet. Ata do të përballen me Kobrën, qëllimi i të cilit është të vjedhë dhe të shkatërrojë disa nga veprat më të famshme në botë. Në këtë serial do të trajtohen tema si arti, muzika, teknologjia dhe natyra. Aventura plot buzëqeshje, intriga dhe drithërima. Pesë personazhet kryesore vijnë nga e gjithë bota dhe episodet janë të vendosura në Firence, Paris, Barcelonë, Lisbonë, Londër dhe Los Anxhelos.

Ëndrrat e Elifit

Elifi, një vajzë e vogël dhe shumë e ëmbël është shoqja më e mirë e frutave dhe perimeve. Ajo i prek dhe flet me to. Çdo informacion, Elifi e ndan me të gjithë personazhet shumë të dashur të këtij seriali e, sigurisht, edhe me ne.

Masha dhe ariu

Një ditë, duke ndjekur një flutur, Masha e vogël dhe çamarroke futet në shtëpinë e ariut dhe kështu lind miqësia e bukur dhe e veçantë mes tyre.

Qengji i vogël

Edhe pse të vegjël, disa janë heronj, ashtu si shoku ynë gazmor, plot jetë dhe superaktiv. Vjen në Tring Tring qengji i vogël dhe miqtë e tij, plot situata të bukura dhe komike.

Mbretëria e vogël e Benit dhe Hollit

Miqësia e pandarë mes zanës Holli dhe elfit Ben në mbretërinë magjike të elfëve dhe zanave. Holli, një princeshë e re zanash, ende po mëson të fluturojë, por magjia e saj nuk shkon gjithmonë sipas planit. Miku i saj më i mirë, Beni, nuk ka krahë dhe nuk bën magji, por elfët janë shumë të mirë për të bërë gjëra të tjera, veçanërisht lodra. Ata jetojnë në Mbretërinë e Vogël, një vend me kulla të larta, poshtë të cilave rriten lulet dhe bari.

Peti dhe Steni

(Pat and Stan)Dy shokët e ngushtë, Peti dhe Steni, e kanë zakon që gjithçka ta shndërrojnë në një aventurë të çmendur. Ata nuk i punojnë rrengje vetëm njëri-tjetrit, por edhe banorëve të tjerë të qytezës ku jetojnë.

Traktori Tom

Tomi, traktori i kuq jeton bashkë me shokët e tij në një fermë. Secili prej tyre ka detyrat e tij, por Tomi është ai që zgjidh gjithmonë problemet që dalin. Si do t’ia bënin pa të, vallë?

Njeriu i padukshëm

Një hero që nuk është parë kurrë më parë. I vendosur në një botë të teknologjisë së lartë dhe spiunëve, seriali ndjek studentin e shkencës, Alan Crystal, në përpjekjet e tij për të sjellë drejtësi në një botë të kërcënuar nga hija e errët e Opakut të keq.

Yu Gi Oh

Yu Gi Oh nuk do të ishte më një djalë i zakonshëm, që kur gjyshi i dha një pazëll të një artefakti të vjetër egjiptian. Ai do të fitojë aftësitë për të qenë më i forti në një lojë të quajtur Duel Monsters. Në atë lojë, disa përbindësha që kanë ekzistuar në Egjiptin e lashtë çlirohen nga disa karta magjike dhe ndeshen. Dyluftimet do të jenë magjike si vetë zgjidhja e pazëllit, i cili e kthen Yu Gi Oh në një faraon mijëravjeçar.

Akademia mbretërore

Akademia Mbretërore, një histori tepër tërheqëse, që përmes çelësit magjik rikthen shumë nga përrallat më të famshme. E gjitha vjen nëpërmjet aventurave të Rozës, një adoleshente më se normale, e cila, mbi të gjitha, ka dy pasione në jetë: përrallat dhe këpucët me ulje. Për të rrëfyer historinë e tyre te brezat e ardhshëm, kanë vendosur të ribashkohen dhe të krijojnë një shkollë: Akademia Mbretërore, një botë magjike plot miq të mrekullueshëm dhe fuqi të pabesueshme.

Ben 10

Beni gjen një pajisje aliene, të ngjashme me një orë dore, e cila i dhuron pushtetin dhe aftësinë për t’u shndërruar në dhjetë alienë super të fuqishëm.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.