Elida Llupa MUZIKANTE

Living - - TELEVIZION -

Ajo është një zonjë me shumë klas. Në Liceun Artistik në Tiranë, ku jep mësime pianoje, të gjithë e njohin si mësuese. Ajo është një grua, e cila përveç punës si mësuese, ka edhe shumë angazhime të tjera, ndaj dita e saj është tepër e ngarkuar. Ama në fund të çdo dite, Elida Llupa zgjedh të çlodhet duke parë seriale. “Është më shumë si një shkëputje nga rutina. Unë jam mësuese, kam biznesin tim, ‘Elrodi Tv’, jam edhe pjesë e një shtëpie diskografike, dhe kur vjen çasti që i kam mbaruar të gjitha detyrimet, edhe ato familjare, ulem e shoh seriale, - rrëfen zonja Elida. - Nuk jam nga ato shikuese që them ‘Obobo, më iku episodi’, por kur kam kohë të lirë, i shoh dhe i shijoj.” – Pesëdhjetetetëvjeçarja tregon se i pëlqejnë shumë serialet “Dhoma 309”, “Përralla e Pafajësisë”, “Flakë pasioni” dhe “Nusja nga Stambolli”. Të gjitha këto janë seriale të transmetuara në platformën dixhitale “Tring”. “Serialet turke më tërheqin shumë, - shprehet ajo, - sepse janë më afër jetës dhe realitetit tonë. Janë të pastra si subjekte. Çdo gjë vjen shumë e thjeshtë dhe s’kanë skena erotike, kështu që mund t’i shohësh edhe me familjen. Bukuria e tyre qëndron te ndjesia që përcillet nga aktrimi. Janë më shumë të ndjera."

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.