SI MUND TË PËRGATISIM KEFIRIN

Living - - SHËNDET & MIRËQENIE -

Kefiri mund të përgatitet lehtësisht në shtëpi. Ju mund të bëni kefir me qumësht, por edhe kefir me ujë.

Kefiri i qumështit përgatitet me 2 lugë të vogla kokrra kefiri, gjysmë litër qumësht në temperaturë ambienti (qumështin mund ta zgjidhni sipas dëshirës, shtazor ose bimor), në një kavanoz. Kokrrat e kefirit i vendosim në kavanoz dhe derdhim gradualisht qumështin: mbylleni enën, por jo me kapak hermetik, sepse duhet të ajroset - një copë e pambuktë do të ishte ideale. Vendoseni në një vend në temperaturë dhome. Duhet lënë të fermentohet 24 orë (kjo varet nga temperatura e ambientit ku do ta mbani). Është kohë e mjaftueshme që qumështi të koagulohet. Filtrojeni kefirin në një sitë plastike, në mënyrë që të ndani kokrrat nga qumështi i thartuar. Mund ta konservoni në frigorifer për jo më

shumë se një javë. Kokrrat e kefirit mund të përdoren vazhdimisht, duke i hedhur sërish në qumësht ose ujë. Nëse nuk dëshironi t’i përdorni për një periudhë të caktuar, mund t’i mbani në një qese me vakum në ngrirje. Nëse dëshironi t’i përdorni përsëri, vendosini në qumësht për 24 orë, shpëlajini me ujë dhe vazhdoni me përgatitjen e zakonshme të kefirit. Kokrrat do të shumohen për aq kohë sa mbahen në qumësht të freskët dhe në temperaturën e duhur. Kefiri i ujit përgatitet duke përdorur 4 lugë kokrra kefiri, 1 litër ujë natyral, 30 g sheqer të papërpunuar, 2 feta limoni, një shkop kanellë ose vanilje dhe një kavanoz qelqi. Tretni sheqerin në ujë, shtoni kokrrat e kefirit, shkopin e kanellës dhe fetat e limonit. Vendosni mbi kavanoz një copë të pambuktë dhe lëreni në temperaturë dhome për 24 orë. Filtrojeni dhe përdorni përsëri kokrrat e kefirit pasi i keni shpëlarë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.