PETË BRISE ME PERIME

Living - - LIVING KUZHINË -

PËRBËRËSIT PËR 4 PERSONA:

1 kungull 1 patëllxhan 1 domate 1 spec 250 g gjizë pa kripë ose ricotta 100 g pesto kripë piper vaj ulliri

PËRBËRËSIT PËR PETËN BRISE:

200 g miell 50 ml vaj ulliri 70 ml ujë i ftohtë pak kripë

PËRGATITJA:

Në enën ku kemi miellin, hedhim kripën, vajin dhe ujin e ftohtë. E punojmë brumin me kujdes, e mbulojmë dhe e lëmë në një vend të freskët. Te gjiza ose ricotta shtojmë peston dhe e përziejmë derisa të përftojmë një masë homogjene. Hapim brumin e bëjmë petë, e vendosim në tavën ku kemi shtruar letër furre, e shpojmë me pirun dhe e lyejmë me gjizën e përzierë me pesto. Presim perimet në feta të holla dhe i shtrojmë sipas dëshirës, ndërsa në fund e spërkasim me pak vaj ulliri. E pjekim për 20 minuta në temperaturën 180o C.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.