ROZALIMA

Living - - LIVING KUZHINË -

PËRBËRËSIT PËR 4 PERSONA: 1 gotë ujë • 1 degë rozmarinë e freskët • 4 lugë mjaltë • lëngu i 1 kokrre limoni • 3 gota ujë të gazuar • kuba akulli • disa feta limoni dhe rozmarinë për dekor Në një tenxhere të vogël hedhim një gotë ujë dhe sapo të ziejë fusim degën e rozmarinës. Fikim sobën dhe e lëmë të pushojë 10 minuta. Më pas, e kullojmë, tretim mjaltin në të dhe e ftohim plotësisht në një kanë. Shtojmë lëngun e limonit, ujin e gazuar, të ftohtë dhe kubat e akullit. E shërbejmë sipas dëshirës me feta limoni dhe degëza rozmarine.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.