TARTË E KRIPUR ME TON DHE DJATHË MOZZARELLA

Living - - LIVING KUZHINË -

PËRGATITJA:

Ndezim paraprakisht furrën në temperaturën 180° C. 1 Vëmë petën e brumit në tavën ku kemi shtruar letër furre ose e kemi lyer me pak vaj. E shpojmë me pirun dhe shpërndajmë peshkun ton, të cilit ia kemi kulluar më parë vajin dhe e kemi tharë me letër thithëse kuzhine. 2 Rrahim vezët me pirun në një tas, shtojmë panën, ujin, kripën e piperin dhe më pas e hedhim në tavë. Shpërndajmë djathin Mozzarella në copa, domatet dhe djathin e grirë. E pjekim për 35 minuta ose derisa të shohim që ka marrë ngjyrë lart e poshtë. KOHA E PËRGATITJES: 10 MIN. KOHA E PJEKJES: 35 MIN.

PËRBËRËSIT:

1 brumë Brisée gati 1 konservë peshku ton me vaj ulliri (160 g) 120 g djathë Mozzarella disa kokrra domate qershiza 50 g djathë kaçkavall i grirë 3 kokrra vezë 200 ml pana 1-2 lugë ujë 1/2 lugë e vogël hudhër pluhur - ose dhe më pak nëse nuk ju pëlqen kripë e piper sipas dëshirës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.