ORIZ VENERE ME SALCË DJATHI GORGONZOLA E DARDHË

Living - - LIVING KUZHINË -

PËRBËRËSIT PËR 2-3 PERSONA:

250 g oriz Venere (oriz i zi) 2 dardhë djathë Gorgonzola sipas dëshirës disa lugë qumësht, sipas nevojës kripë e piper, sipas dëshirës

PËRGATITJA:

1 Shpëlajmë orizin me ujë derisa të shohim që ai del i pastër. E vëmë në një tenxhere me shumë ujë të valuar me kripë dhe e lëmë të ziejë për rreth 30-40 minuta. Orizi i zi do kohë të gjatë të ziejë (lexoni dhe udhëzimet në paketimin e tij). 2 Kur mungojnë dhe 5 minuta nga zierja e tij, përgatisim salcën me djathë. Vëmë një tigan të madh në zjarr bashkë me djathin Gorgonzola të prerë në kubikë dhe 3-4 lugë qumësht. Kur djathi të jetë tretur plotësisht, shtojmë akoma qumësht nëse duam një salcë jo shumë të trashë. Dardhët i qërojmë, i presim në kubikë dhe i hedhim në tigan, ku kemi salcën me djathë. E lëmë tiganin në zjarr edhe për 2 minuta, duke e përzier me lugë druri. 3 Kur orizi të jetë zier, e kullojmë me sitë të imët dhe e hedhim në tigan, te salca. E përziejmë me lugë druri për 1 minutë dhe më pas e shërbejmë menjëherë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.