SPAGETI ME KARKALECA DHE GJALPË ME HUDHËR

Living - - LIVING KUZHINË -

PËRBËRËSIT PËR 3-4 PERSONA:

300 g makarona jufka 400-500 g karkaleca të qëruar - të freskët akoma më mirë lëngu i 1/2 limoni organik dhe lëkura e grirë në rende majdanoz i freskët i grirë 2-3 lugë gjalpë 2 thelpinj hudhër të shtypur mirë 2-3 lugë verë të bardhë ose pana, ose lëng perimesh pak borzilok kripë e piper sipas nevojës

PËRGATITJA:

1 Në një tigan, skuqim karkalecat me 1 lugë gjalpë. I heqim dhe i lëmë mënjanë. Shtojmë në tigan gjalpin që na ka mbetur bashkë me hudhrën pluhur. I përziejmë për 1 minutë me lugë druri dhe në nxehtësi të ulët, derisa gjalpi të marrë aromën e hudhrës. Shtojmë më pas verën, borzilokun dhe majdanozin, lëngun dhe lëkurën e limonit. Shtojmë karkalecat që kishim lënë mënjanë dhe e lëmë në zjarr për 2 minuta. 2 Vëmë jufkat të ziejnë sipas minutave që shkruhen në paketimin e tyre. I kullojmë dhe i hedhim në tiganin ku kemi karkalecat. I shërbejmë menjëherë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.