PICË E SHPEJTË NDRYSHE

Living - - LIVING KUZHINË -

PËRBËRËSIT PËR 1 PICË:

150 g miell i Tipit 00 1/2 gotë kos i bardhë, mundësisht i trashë pak kripë 1/2 lugë vaj ulliri 5 g sodë për torta të kripura ose për të ëmbla, pa vanilje pak ujë i vakët, sa të mblidhet brumi pak rozmarinë e thatë, e grirë imët – nëse ju pëlqen.

PËR MBUSHJEN MUND TË VENDOSNI SIPAS SHIJEVE PERSONALE OSE SI MË POSHTË:

100 g djathë dhie i freskët 1/2 gotë kos i bardhë – mundësisht i trashë 1 lugë e gjysmë mjaltë 7/8 kokrra domate qershiza 5/6 kokrra ullinj të zinj kripë dhe piper sipas nevojës PËRGATITJA: Ndezim paraprakisht furrën në temperaturën 180° C. 1 Në një tas, përziejmë miellin, kripën, sodën, vajin e ullirit, kosin dhe rozmarinën. Shtojmë ujë të vakët derisa të shohim që kemi një brumë që nuk ngjit. E punojmë brumin pak me dorë, e vëmë në një tas, e mbulojmë me plastmasë kuzhine dhe e lëmë të pushojë 10 minuta në temperaturë ambienti. 2 Përgatisim mbushjen: përziejmë në një tas kosin me djathin me pirun, shtojmë mjaltin, kripën dhe piperin. 3 Marrim brumin dhe e hapim të hollë me petës, e vëmë në tavën ku kemi shtruar letër furre dhe shpërndajmë sipër mbushjen duke lënë një bord anësor 1 cm të palyer. Shpërndajmë domatet të prera në mes dhe ullinjtë në copa. E vëmë të piqet për 15/20 minuta ose derisa të shohim që ka marrë ngjyrë në anësoret e saj.

KOHA E PJEKJES: 30 MIN.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.