KROSTATË ME KAKAO DHE KREM ARRE KOKOSI

Living - - LIVING KUZHINË -

PËRBËRËSIT PËR BRUMIN FROLA ME KAKAO, PËR TAVË ME DIAMETËR 26/28 CM:

(Do t’ju mbetet pak brumë, e me të mund bëni biskota.) 200 g gjalpë i butë si krem, në temperaturë ambienti 200 g sheqer 1 kokërr vezë 350 g miell 50 g kakao e hidhur

PËR KREMIN ME ARRË KOKOSI

400 g qumësht kokosi (kuti konserve) 200 ml qumësht 30 g miell 30 g niseshte misri 100 g sheqer pak fara lulëkuqesh (jo të domosdoshme)

PËRGATITJA:

1 Në një tas, përziejmë me rrahësen e vezëve me dorë gjalpin me sheqerin, e më pas shtojmë vezën, miellin dhe kakaon me sitë. E punojmë brumin shumë pak me dorë, i japim formë të rrumbullakët të sheshtë, e mbulojmë me plastmasë kuzhine dhe e lëmë të pushojë në frigorifer për 1 ose 2 orë, por do të jetë më mirë nëse e lëmë një natë. 2 Në një tenxhere të vogël, hedhim miellin dhe niseshtenë me sitë, pastaj sheqerin dhe i përziejmë me pirun. Shtojmë qumështin, qumështin e kokosit dhe e vëmë tenxheren në zjarr të ulët, duke e përzier vazhdimisht me rrahësen e vezëve me dorë. E lëmë në zjarr derisa të marrë valë dhe të trashet. E lëmë kremin mënjanë të ftohet. Mund të përgatitet dhe një ditë më parë dhe ta ruani në frigorifer të mbuluar me plastmasë kuzhine në kontakt direkt me kremin. 3 Ndezim furrën në temperaturën 180° C. 4 Marrim brumin nga frigoriferi, e punojmë pak me dorë që të zbutet dhe e shtrojmë në tavën e lyer më parë me pak gjalpë e kakao. Hedhim sipër kremin me arrë kokosi dhe pasi ta spërkatim me fara lulëkuqesh e vëmë të piqet për rreth 25/30 minuta.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.