KEK ME MJEDRA DHE ÇOKOLLATË

Living - - LIVING KUZHINË -

PËRBËRËSIT PËR TAVË ME DIAMETËR 22/24 CM:

125 g mjedra të freskëta 200 g çokollatë e zezë (të ketë më pak se 50 % kakao) 125 g gjalpë 3 kokrra vezë 100 g miell 100 g sheqer një majë thike kripë

PËRGATITJA:

Ndezim paraprakisht furrën në temperaturën 180° C. 1 Çokollatën e grirë në thërrime të vogla, e vëmë në një tenxhere të vogël bashkë me gjalpin e prerë në kubikë dhe kripën. E ngrohim tenxheren në zjarr të ulët, duke i përzier vazhdimisht përbërësit, derisa të shohim që çokollata është tretur plotësisht. E heqim nga zjarri dhe e lëmë të ftohet. 2 Te çokollata e ftohtë, shtojmë të verdhat e vezëve një nga një, miellin me sitë dhe sheqerin. 3 Me rrahësen elektrike të vezëve, bëjmë marengë të bardhat e vezëve dhe i shtojmë me kujdes te tasi ku kemi kremin me çokollatë. Hedhim brumin në tavën e lyer me gjalpë e miell, shpërndajmë mjedrat në sipërfaqe të brumit dhe e vëmë të piqet për rreth 30 minuta ose derisa kur të bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh, ajo të dalë e pastër.

KOHA E PËRGATITJES: 20 MIN. KOHA E PJEKJES: 30 MIN.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.