LEMON COCONUT SLICES – recetë australiane pa pjekje në furrë

Living - - LIVING KUZHINË -

PËRBËRËSIT PËR TAVË DREJTKËNDËSHE 25X25 CM:

250 g biskota të thata “Oro Saiwa” ose “Petit Beurre” 40 g arrë kokosi e grirë (miell kokosi) lëkura e grirë në rende e 1 limoni organik 1 kuti qumësht i kondensuar (panda) 50 g gjalpë shumë i butë, si krem 1 lugë lëng limoni

PËR GLASENË SIPËR:

280 g sheqer pluhur 2-3 lugë lëng limoni lëkurën e grirë në rende të 1 limoni organik 50-60 g gjalpë i butë, si krem, në temperaturë ambienti 2-3 lugë arre kokosi e grirë, për t’ia hedhur sipër

PËRGATITJA E BAZËS:

1 Në një mikser, grijmë biskotat e i bëjmë si pluhur ose i fusim në një qese, të cilën e lidhim mirë dhe i shtypim me rrahësen e mishit ose me fundin e një gote. I hedhim në një tas dhe i përziejmë me arrën e kokosit. 2 Në një tas tjetër, përziejmë gjalpin me qumështin e kondensuar, lëngun dhe lëkurën e limonit. Shtojmë pluhurin e biskotave dhe i përziejmë me spatul ose me lugë druri. E hedhim brumin e përftuar në tavën ku kemi shtruar letër furre, lagim duart dhe e shtypim mirë me dorë për të krijuar një bazë sa më të drejtë, e lëmë te ngrirja në frigorifer për 30 minuta ose në frigorifer për 1 orë. PËRGATITJA E GLASESË: përziejmë me pirun sheqerin pluhur me lëngun e limonit, lëkurën e limonit dhe gjalpin. E shpërndajmë mbi ëmbëlsirën kur ajo të ketë arritur kohën e ftohjes, e spërkasim sipër me arrë kokosi dhe ëmbëlsira është gati për t’u shërbyer në kuadrate. Është më e mirë të nesërmen. E ruajmë në frigorifer. Shënim: nëse zëvendësojmë biskotat me ato pa gluten, mund të konsumohet dhe nga personat që janë intolerantë ndaj glutenit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.