KEBAP KOFSHE QENGJI me kumbulla të thata dhe rrush të thatë

Living - - LIVING AMBASSADOR -

PËRBËRËSIT: katër kofsha qengji (pjesa e poshtme)

1 degë rozmarinë 8-10 kumbulla të thata 8-10 kokrra rrush të thatë 10-12 qepujka 2 thelpinj hudhër 1 shkop kanellë 1/4 gotë ujë kripë, piper i zi, vaj ulliri

PËRGATITJA:

Vendosim tavën në furrë që të ngrohet paraprakisht. I lyejmë kofshët nga të gjitha anët me vaj ulliri, kripë e piper të zi dhe më pas i vendosim në tavën e nxehtë. Pas njëfarë kohe, i nxjerrim nga tava, i hedhim në një tenxhere ose tigan dhe shtojmë aty qepujkat dhe hudhrat e i kaurdisim për një minutë. Pas kësaj, të gjitha kofshët i vendosim në letra alumini dhe u shtojmë qepujkat dhe hudhrat e kaurdisura, nga një shkop kanelle, dy lugë vaj ulliri, kumbulla të thata, ujë dhe rozmarinë dhe i mbështjellim. Hapim disa vrima të vogla në çdo letër, ndërsa në tavë hedhim pak ujë dhe pastaj vendosim të gjitha letrat e aluminit bashkë me përbërësit brenda. I fusim në furrën e nxehur që më parë me 180 gradë celsius dhe i lëmë të piqen për një orë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.