PËRGATITJA E PILAF PERDESË:

Living - - LIVING AMBASSADOR -

Fillimisht kaurdisim mishin në një enë. Në një tenxhere hedhim vaj, ku skuqim bajamet, pastaj shtojmë orizin dhe i kaurdisim së bashku. Më pas shtojmë rrushin e thatë që e kemi larë dhe kulluar, shtojmë katër gota ujë, kripën dhe erëzat e tjera dhe i lëmë të ziejnë të gjitha bashkë. Pas kësaj, e heqim tenxheren nga zjarri dhe e lëmë të ftohet. Marrim enën ku do të vendosim petën, e lyejmë me gjalpë të bollshëm, vendosim në të bajamet dhe e fusim për njëfarë kohe në frigorifer. Ndërkohë, hapim brumin dhe e bëjmë petë, e cila duhet të jetë shumë e hollë. Nxjerrim enën nga frigoriferi dhe vendosim petën që hapëm, hedhim brenda pilaf perdenë e përgatitur dhe e mbyllim petën. E fusim në furrën e ngrohur më parë me 180 gradë celsius dhe e lëmë të piqet derisa të marrë ngjyrë sipër. Pastaj, e nxjerrim, e kthejmë përmbys në një pjatë dhe e presim me kujdes.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.