Një interpretim elegant dhe modern i modeleve klasike me koleksionin Old Luxembourg Brindille

Living - - IDE SEZONI -

Dizajni delikat me lule blu klasike shfaqet në një stil bashkëkohor, ndërkohë që modelet janë përpunuar për të paraqitur me shumë elegancë të kaltrën klasike, ngjyrën e kobaltit, blunë e thellë dhe të bardhën. Frymëzimi nga e kaluara, vjen për të kënaqur të ardhmen.

Vintazh apo modern? Pamja e serviseve të koleksionit Old Luxembourg Brindille, është një nga linjat më të reja të markës “Villeroy & Boch”. Format dhe dekoret tradicionale janë interpretuar dhe përshtatur në një dizajn bashkëkohor.

Dekori i këtij koleksioni është tërheqës edhe për shkak të ngjyrës. E kaltra e thellë, ndonëse e thjeshtë, është një ngjyrë historike për dekoret e porcelanit, pasi është përdorur që prej mijëvjeçarit të parë. Rrënjët e motiveve floreale që i gjejmë në shek XVIII, vëllezërit Boch i përdorën në vitin 1768, dhe i pikturuan me dorë në enët e bukura prej qeramike.

Sot, degëza klasike e luleve përdoret në një formë më moderne, të thjeshtë dhe më të rrumbullakuar, ndonjëherë në ngjyrë të kaltër të fuqishme e ndonjëherë, duke e zëvendësuar atë me të bardhën e blunë. Modeli i ri vjen me motive të vogla e më të zgjeruara. Në këtë mënyrë, pjatat marrin një ngjyrim bashkëkohor me impulse të forta dekorative.

Koleksioni Luxembourg Old Brindille prodhohet nga porcelani premium dhe zbukurohet me teknikën litografike. Të gjitha serviset janë të përsosua edhe për përdorim të përditshëm.

Me serviset e kristalit që kombinohen me këtë koleksion, shtrimi i tryezës është i plotë dhe merr dimension tjetër. Këtu, edhe dega e lules është pjesë e prezantimit, si një gdhendje. Natyrisht, në përputhje me moton “Historinë e plotëson moderniteti” – elegante, me një dizajn të rezervuar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.