SA PLANE E DËSHIRA SHPREHIM QË NË DIMËR, PËR TË SHIJUAR NJË VERË TË PAHARRUESHME!

Living - - LIVING EDITORIAL -

Zgjedhim muzikën që do të dëgjojmë dhe librat që do të lexojmë, miqtë dhe familjarët me të cilët do të shijojmë një udhëtim. Ndonjëherë përpiqem që ta mendoj vitin me një apo tri stinë dhe e kuptoj se sa mjeran do të ishte ai pa një çikëz verë!!! MBRËMJET VERORE duket sikur ngrohen nga dritëzat yjore, ndërsa ajo, stina e verës, mbretëron në një fron prej safiri në thjeshtësinë e saj komplekse. NDËRSA DIELLI SHNDRIT më fort dhe të gjitha gjethet e pemëve provojnë të vishen me madhështi, më krijohet përshtypja se bashkë me verën, rilind edhe jeta. ÇDO VERË, shijojmë të mahnitur deri në frymëharrim, se si rilulëzojnë trëndafilat e mbjellë në kopsht dhe krejt pa kuptuar, ndodh që fëmijëria jonë të rikthehet fuqishëm, aty ku kujtimet takohen me dëshirat. A NUK DËSHIROJMË QË FËMIJËT TANË TË SHIJOJNË NJË VERË TË PAHARRUESHME? A nuk i regjistrojmë nëpër kampe a shkolla verore? A nuk rijetojmë bashkë me ta edhe ditët që ne vetë kemi kaluar në kampet e asaj kohe: lojërat, garat e vrapit, zënkat dhe sultiaçin paksa të djegur që shijonim pasditeve? E pra, në fund të këtyre pushimeve verore, nuk na kanë mbetur veçse kujtimet.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.