KËTË VERË KRIJONI KUJTIME!

Living - - LIVING EDITORIAL - Dashamirësisht, Edi Gogu

Buzë detit mos mblidhni vetëm guaska e guralecë, por edhe kujtime! Vera është ajo periudhë e ëmbël e vitit që sjell me vete ditë të paharrueshme për këdo që preket nga magjia e saj. Lërini mënjanë telefonat për disa ditë dhe shiheni njëri-tjetrin në sy! Krijoni kujtime të paharruara dhe mos u tundoni të harxhoni kohë në rrjetet sociale: koha me të shtrenjtët tuaj është e çmuar! SHTRIHUNI NËN ÇADËR dhe sillni ndër mend çdo gjë të shtrenjtë që keni! Reflektoni për gjërat me vlerë: familjen, miqtë, pasionet, punën, planet, ëndrrat, të ardhmen! Ashtu, nën çadër apo kudo ku jeni tani që po e lexoni këtë shkrim, numëroni çdo gjë të bukur që shihni. MË SHUMË DRITË NATYRALE për të lexuar. Këtë verë përfitoni nga mundësia e shkëlqyer për të lexuar sa më shumë libra! Zgjidhni autorin që ju pëlqen dhe guxoni të lexoni edhe autorë të rinj. Nxitini fëmijët të lexojnë së bashku me ju! Botimet “Living” ju ofrojnë një sërë autorësh e titujsh të zgjedhur me kujdes, si për të rritur, ashtu edhe për fëmijë: PËR TË RRITUR: Alper Kamy - Alper Caniguz; Beti - Tregime të zgjedhura nga autorë dishepuj të Çehovit; Udhëtarja e kohës - Diana Gabaldon; Saga e Kazaletëve - Elizabeth Jane Howard; Një vit jetë si danezët - Helen Rusell; Kur fryma bëhet ajër - Paul Kalanithi etj. Gruaja e liqenit - Sara Gruen PËR FËMIJË: Pepa shkon në pishinë Gëzuar ditëlindjen, Pepa Dhëmbët e mëdhenj të gomarit Zilko POEZIA E VERËS nuk ka rimë ama, është e tillë: Në verë dielli na e çel ngjyrën e flokëve, Lëkurën na e bën çokollatë, Uji i detit ngrohet, Porositë e nënave dëgjohen më shumë buzë detit, Netët janë më të gjata, Dhe jeta na duket më e bukur. SHIJONI ÇDO ÇAST! Pa dyshim që ju e dini këtë, por, ndonjëherë, lista e gjatë e angazhimeve, sikur na e heq vëmendjen nga vera dhe pushimet. Dikush thotë që uji i kripur shëron çdo plagë. Mos ia kurse vetes një shëtitje, kudo qofsh! Nëse je pranë detit, lum si ti dhe nëse nuk je duke ecur zbathur në breg, atëherë je veshur më shumë nga ç’duhet. Miqtë, rëra, deti dhe dielli janë simboli i kësaj stine dhe pushimeve verore. NEVOJË PËR DIELL. Trupi dhe shpirti ynë kanë nevojë për diell dhe dritë. Këtë verë krijoni rezerva me vitaminë D dhe çlirojeni shpirtin nga gjithçka që i bën dëm! Mbajini sytë drejt diellit dhe nuk do t’i shihni kurrë hijet.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.