CHINOTTO DI LIGURIA

NJË PORTË DREJT MREKULLISË SË BREGDETIT ITALIAN

Living - - LIVING EDITORIAL -

Acqua di Parma

është linja italiane artizanale, që gjithmonë ka përmbushur shijet e mia, sepse shumëllojshmëria që të ofron, të bën të gjesh vetveten. Në njëmijë e një netët e Acqua di Parma vjen linja më e re “Chinotto di Liguria”, që sapo është hedhur në treg. Ky parfum të çon larg, mes natyrës magjepsëse të bregdetit të mrekullueshëm të Ligurias, aromës dehëse të kinotos, këtij fruti kaq të rrallë, përzier me erëzat karakteristike të zonës. Në këto ditë të nxehta Chinotto di Liguria shërben si muza ime, duke m’i bërë ditët më të bukura e netët më magjike. Nëse gjithmonë gjatë ndërrimit të stinëve mendja të shkon te ndonjë veshje e re që i shtohet gardërobës, mua personalisht më shkon direkt te parfumi që duhet të përdor gjatë muajve më të nxehtë të stinës. Cili do të jetë shoqëruesi im gjatë këtyre muajve? “Acqua di Parma” është simbol i trashëgimisë e stilit elegant, ndërthurur me artizanatin italian. Kjo linjë unike me aromat e pafundme frymëzohet nga Mesdheu: kopshti ku natyra shprehet me anë të shijeve dhe aromave të frutave. Vendi ideal ku përbërësit merren dhe shndërrohen në një mënyrë mjaft mjeshtërore në aroma të “Blu Mediterraneo”. Aroma që pasqyrohen në një vend të vetëm dhe në një bimë sublime, duke përcjellë kështu aroma të Kopshtit të Edenit.

AROMA QË E BËJNË JETËN MË TË GËZUESHME.

Aromat e “Blu Mediterraneo” mishërojnë shpirtin e Mesdheut. Ato janë aroma që i dhurojnë më shumë dritë jetës suaj, ndërkohë që ajrit i japin një karakter mjaft misterioz.

FUQIA

Është pikërisht fruta e kinotos ajo që e bën më të veçantë parfumin tonë të ri të linjës “Blu Mediterraneo, “Chinotto di Liguria”. Kjo aromë mjaft joshëse ju çon në dallgët e detit që rrihen nga rrezet e diellit dhe flladi që të deh me bukurinë e natyrës. Kinotoja është një simbol i traditave artizanale të Ligurias dhe aroma e saj duket sikur të çon menjëherë në peizazhin mahnitës të kësaj zone.

SHPIRTI I LIGURIAS, MES SHKËMBINJVE DHE DETIT

“Chinotto di Liguria” pasqyron aromën e natyrës së Ligurias, e cila ngrihet mbi shkëmbinjtë e thepisur me pamje nga deti. Në fillim, parfumi vjen si një fllad, si një ndjesi energjie e pastër që theksohet akoma më shumë nga nuancat e athëta dhe të ëmbla të kinotos dhe ato të mandarinës. Ky parfum është prelud i aromës së jaseminit dhe barbarozës, të shoqëruara me nuanca kardamomi dhe rozmarine. Në fund, aroma pasqyron heshtjen dhe qetësinë që të dhuron mendra dhe myshku, duke të sjellë në mendje një shëtitje herët në mëngjes në brigjet shkëmbore të Ligurias perëndimore.

NGJYRAT E DETIT DHE FRUTA UNIKE

Krijuesit e këtij parfumi kanë menduar edhe për kompozimin e tij. Shishja ngjyrë blu dhe plot shkëlqim e parfumit “Chinotto di Liguria” pasqyron linjat tipike të shishes së “Acqua di Parma Colonia” duke të kujtuar rrezet e diellit që shkëlqejnë mbi det. Ky parfum vjen në tri përmasa të ndryshme: 150 ml, 75 ml dhe 30 ml. Kjo e fundit është ideale për udhëtime. Këtë aromë e bën më të veçantë fakti që qëndron mirë si te meshkujt, ashtu edhe te femrat.

RITUALE BUKURIE NGA MESDHEU

Nuk mjafton vetëm parfumi për të përhapur aromën tënde gjithandej. Një set i tërë si, xhel për dushin, krem për trupin, duart dhe buzët janë formulat më të reja për të trajtuar mendjen dhe trupin me aroma mjaft të freskëta të “Chinotto di Liguria”-s. Këto rituale të bukurisë mesdhetare na japin mundësi që të shijojmë freskinë e Ligurias gjatë gjithë ditës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.