KUJDESI PËR LËKURËN NË VERË

Living - - PËRMBAJTJA -

Kur përmendim verën, shumica prej nesh mendojnë se si të rehatohen në plazh ose pishina, të veshur me një palë rroba banje të reja e plot ngjyra. Sezoni veror është një ndër periudhat më të rëndësishme për përkujdesin ndaj lëkurës, për shkak se është koha kur ajo është me e ekspozuar se kurrë në rrezet e diellit. Ndaj, ne të "LIVING", ju rekomandojmë disa këshilla tepër të vlefshme për kujdesin e saj.

Hapi i parë është pastrimi

Përpara se të ndërmerrni hapa për përkujdesjen e lëkurës, sigurohuni që lëkura e fytyrës suaj të jetë sa më e pastër. Gjatë stinës së verës, lëkura ka tendencën të djersijë dhe të prodhojë më tepër yndyrë se në çdo stinë tjetër, duke shkaktuar kështu mbushjen e poreve me papastërti e mikrobe. Prandaj është shumë e rëndësishme që të kujdesemi për larjen e saj me një shkumë pastruese apo me ujë micelar. Zgjedhjen e bëni ju! Ne ju rekomandojmë: Gosh Micellar Water, Gosh cleansing Mouse

Hidratimi është thelbësor

Shpesh mendojmë se me ikjen e dimrit fytyra nuk ka më nevojë për hidratim, por jo gabojmë! Hidratimi i lëkurës është i rëndësishëm në çdo stinë. Problemi që ekziston në verë, janë temperaturat ekstreme, të cilat dehidratojnë organizmin dhe thajnë lëkurën. Një lëkurë e thatë është e prirur të dëmtohet, ndaj duhet hidratues për ta mbrojtur atë. Kremi vepron si një pengesë për ndotësit, bakteret dhe djegien nga dielli. Zgjidhni një hidratues me yndyrë apo xhel (nëse keni lëkurë të yndyrshme) që përmban vitamina, të cilat edhe e ushqejnë njëkohësisht. Rekomandojmë: Gosh Gel hydratant, Gosh Cream hydratant

Zgjidhni produkte të lehta

Duhet t’i thoni “jo” çdo produkti që bllokon poret, sepse kjo gjë acaron lëkurën dhe bëhet shkak për infeksione dhe puçrra! Përzgjedhja e produkteve të përditshme të lëkurës, kërkon kujdes të veçantë, sepse produktet e rënda dhe që bllokojnë poret, e bëjnë më të lehtë grumbullimin e baktereve në lëkurë.

Lëkura ka nevojë për ajër BAZA E MAKIJAZHIT

Mos harroni që në verë të vini primer. Përveçse si hidratues ai ndihmon kremin pudër të qëndrojë më mirë dhe më gjatë. Gjithashtu, ndërton urën mes lëkurës së hidratuar dhe kremit pudër, duke mos lejuar kështu mbylljen e poreve nga ky i fundit.

Sugjerojmë një bazë dhe make up

all in one Chamelon by Gosh, si një bazë unike multifunksionale, e cila unifikon çdo ton lëkure, duke i dhënë shkëlqim e bukuri asaj. Falë përbërësve anti-ndotës, ajo lufton dëmtimin e radikaleve të lira që mund të çojnë në plakjen e lëkurës së fytyrës. Lëkura do të duket e butë dhe e shëndetshme.

PRIMER PLUS + SKIN ADAPTER ANTIPOLLUTION ofrojnë një pamje të freskët, plot energji dhe mbrotje për gjatë gjithë ditës.

ZGJIDHNI PRODUKTE REZISTENTE NDAJ UJIT

Maskara, lapsi, peneli, toni i syve, lapsi i vetullave dhe çdo gjë tjetër duhet të jenë rezistentë ndaj ujit. Dhe jo vetëm kur të shkoni në plazh, por çdo ditë, pasi temperaturat e larta dhe djersët e prishin makijazhin. Nuk ka gjë më të sikletshme sesa një penel, maskarë, laps sysh apo vetullash që sfumohet nga djersa dhe të njollos.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.