TË SJELLËSH INDONEZINË NË SHTËPI

»Bali dhe ishujt e panumërt, natyra dhe bukuria që ofrojnë ato, e bëjnë Indonezinë të duket një vend përrallor. Ndaj dhe është një ndër vendet më ekzotike që tani për tani po turistë.« tërheq shumë

Living - - PËRMBAJTJA - NGA: ELONA JAÇELLARI FOTOGRAFIA: ARMAND HABAZAJ

Deri një dekadë më parë ishte thuajse i panjohur për shqiptarët, por, së fundmi, shumë syresh po zgjedhin të eksplorojnë Indonezinë, e veçanërisht Balin, ishullin më të njohur hindu. Aq magjepsës është ky vend, saqë ndihesh i paplotësuar po të kthehesh prej andej vetëm me një suvenir. Në Tiranë, "Living" ka zbuluar dy shtëpi të mobiluara kryesisht me materiale të importuara prej andej. Vilat janë të stilit kolonial, të ndërthurura me interier minimalist. Zotëruesit e tyre kanë guxuar që arredimin ta bëjnë jo vetëm sipas stilit balinez, por me materiale të sjella prej vetë zemrës së Indonezisë. Sapo futesh në një prej oborreve, në fund të hapësirës së gjelbëruar, përcepi, syri të rrok një statujë, pjesë e ceremonive në tempujt Hindu. Është një gur masiv i gdhendur, i ardhur nga Bali dhe që simbolizon ciklin e jetës dhe të fertilitetit. Pak më tutje, oborrin e dekorojnë tre gurë të tjerë, të madhësive të ndryshme. Të gdhendur nga brenda, por me formën e tyre natyrale, ata mund të shërbejnë si vazo ose ndriçues.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.