KEFIRI

Living - - PËRMBAJTJA - NGA MIRELA ANDONI

Prej shekujsh kefiri konsumohet në mbarë botën,

por ka vetëm disa vite që njihet edhe në Shqipëri, për shkak të rritjes së interesit në probiotikë dhe shëndetit të zorrëve. Ai është një kulturë e fermentuar e qumështit, me origjinë nga malet e Kaukazit Verior. Është i ngjashëm me kosin, por me shije të athët dhe pak të gazuar, kjo për shkak të dyoksidit të karbonit, produkti përfundimtar i procesit të fermentimit. Koha e fermentimit ndikon në shijen e tij. Kefiri është një ushqim i çmuar për aparatin tretës, si dhe një burim i mirë i kalciumit. Shumë prej përfitimeve shëndetësore të tij, i atribuohen përmbajtjes së probiotikëve. Probiotikët, ose "bakteret e mira", janë organizma të gjallë që ndihmojnë në mbajtjen e lëvizjeve të rregullta të zorrëve, trajtimin e disa problemeve të tretjes si dhe ndihmojnë sistemin imunitar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.