KEK ME BORONICA TË FRESKËTA

Living - - LIVING KUZHINË -

PËRBËRËSIT PËR TAVË DREJTKËNDËSHE 28×10 CM OSE TË RRUMBULLAKËT ME DIAMETËR 22/24 CM:

200 g miell 150 g sheqer 110 g gjalpë i butë, si krem 3 kokrra vezë 1 lugë e vogël sodë për ëmbëlsira (5 g) 125 g boronica të freskëta një majë thike kripë

PËR GLASENË: JO E DOMOSDOSHME

200 g sheqer pluhur pak lëng limoni KOHA E PËRGATITJES: 10 MIN. KOHA E PJEKJES: 35-40 MIN.

PËRGATITJA:

Ndezim paraprakisht furrën në temperaturën 180° C. Boronicat e lara e të thara i lyejmë me pak miell. 1 Në një tas, rrahim për 2-3 minuta me rrahësen elektrike gjalpin me sheqerin, shtojmë një nga një vezët dhe më pas kripën, pa ndaluar përzierjen e tyre. Shtojmë miellin dhe sodën me sitë, por tani i përziejmë me spatul ose me lugë druri. 2 Shtojmë 2/3 e sasisë së boronicave te brumi dhe i përziejmë me kujdes. Hedhim brumin në tavën e lyer më parë me gjalpë e miell dhe në sipërfaqe shpërndajmë boronicat që na kanë mbetur. E pjekim për rreth 35/40 minuta ose derisa kur të bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh, ajo të dalë e pastër. Kur keku të jetë ftohur plotësisht, përgatisim glasenë. Në një tas, hedhim me sitë sheqerin pluhur dhe lëng limoni pak nga pak, duke e përzier me pirun derisa të arrijmë trashësinë që duam. Sa më e trashë të jetë, aq më bukur do të duket keku. E dekorojmë sipër me feta limoni, gjethe mente, boronica të freskëta etj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.