KREM I SHPEJTË ME LIMON DHE THËRRMIJA ME ARRË KOKOSI

Living - - LIVING KUZHINË -

PËRBËRËSIT PËR 6 GOTA TË VOGLA: PËRBËRËSIT PËR THËRRMIJA:

30 g miell orizi ose miell i bardhë 00 30 g miell kokosi (arrë kokosi e grirë, e thatë) 30 g gjalpë 2 lugë sheqer KOHA E PËRGATITJES: 35 MIN. PËR KREMIN: 2 vezë të mëdha ose 4 të vogla 160 g sheqer 40 g gjalpë 100 ml lëng limoni dhe lëkura e grirë e 2 limonëve PËRGATITJA: Ndezim paraprakisht furrën në temperaturën 180° C. 1 Përgatitja e thërrmijave: përziejmë miellin, arrën e kokosit, sheqerin dhe gjalpin me majat e gishtave, duke krijuar thërrime të mëdha. E hedhim në një tavë ku kemi shtruar letër furre dhe e vëmë të piqet në furrë për rreth 20 minuta, duke patur kujdes që të mos marrë ngjyrë të errët. 2 Ndërkohë, përgatisim kremin: Në një tenxhere, përziejmë me rrahësen e vezëve me dorë sheqerin me vezët derisa të bëhen si shkumë. Shtojmë lëngun e limonit, lëkurën e limonëve të grirë në rende, gjalpin dhe e vëmë në zjarr të ulët, duke e përzier vazhdimisht (mjaftojnë 10 minuta). E heqim nga zjarri dhe kur të jetë e vakët e shpërndajmë nëpër gota ku më parë kemi hedhur pak thërrmija. E shërbejmë me thërrmijat sipër.

LIVING KUZHINË

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.