Hygeia Dent

Rikthim i shpejtë dhe pa fobi i buzëqeshjes tuaj!

Living - - LIVING PROMOCION -

Shkuarja te dentisti është fobi për shumë njerëz. Zhurmat, ndjesitë dhe proceset, që në disa raste zgjasin me seanca, e bëjnë poltronin e tij, vendin më pak të dëshiruar për t›u “vizituar”. Të njëjtën ndjesi kam edhe unë nga dentisti, apo më mirë të them, e pata derisa vizitova Klinikën Dentare Hygeia. Frikën e papërballueshme të shiringës anestezike, zhurmën trullosëse që vërtit furishëm një frezë brenda dhëmbit, por edhe drojën se mund të lëviz për disa ditë me ndonjë “dritare” në gojë, m’i zhbënë profesionistët e kësaj klinike. Më duhej të zëvendësoja një dhëmb të dëmtuar. E frikësuar nga ideja e gërryerjes së dhëmbit, që dentistët e quajnë dekortikim; e tmerruar se si për disa minuta duhej të mbaja atë lugën gjigante me masën e shpifur xhelatinoze që të ngjitet nëpër gjuhë e qiellzë, ndërkohë që ata përpiqen të të marrin masën e dhëmbëve; dhe, mbi të gjitha, me drojën se buzëqeshja ime do të “kyçej” për disa ditë, paranoja ime mori fund për vetëm dy orë.

Drejtori i kësaj klinike me standarde dhe shërbime të nivelit më të lartë në vend, Roland Zhuka, më tregoi për aparatin CEREC, që do të ishte zgjidhja perfekte për mua. “Aparati CEREC shërben për të gjithë ata pacientë, të cilët së pari kohën e kanë të shenjtë, - tregon doktor Zhuka.

- Ai bën të mundur që pacientët që kanë nevojë për vendosjen e një, dy apo tre këllëfëve, qofshin këto faceta, Emax ose zirkon, t’ju zëvendësohen brenda dy orëve.

Masa e dhëmbëve merret në mënyrë digjitale. Nuk është më ajo masa standarde, që të provokon reflekset e të përzierave në gojë, me lugën e madhe plot me material. Masa merret me kamera intraorale. Ajo e lexon vetë madhësinë, strukturën, formën, mënyrën se si kafshon, ngjyrën e dhëmbit dhe e transmeton këtë informacion në mënyrë digjitale tek aparati, i cili e pret atë brenda dy orëve me lazer, për ta realizuar dhëmbin siç duhet për rastin përkatës. Është aparaturë mjaft e kushtueshme dhe për klinikën tonë është një aset shumë i rëndësishëm”, - shpjegon drejtori i Klinikës Detare Hygeia. Mjaftoi kaq për të më bindur t’i dorëzoja buzëqeshjen time këtij aparati inteligjent, i cili, për dy orë, siç tha edhe doktori, më dorëzoi dhëmbin e ri. Paranoja ime përfundoi në kaq pak kohë, pa dhimbje, pa ndjesi bezdisëse dhe mbi të gjitha me një punë shumë të bukur. Doktor Zhuka qetësoi edhe frikën time që më fut në panik, sa herë mendoj se do më duhet të bëj ndërhyrje kirurgjikale apo trajtime të vështira në gojë. Klinika Dentare Hygeia, për pacientë si unë, për fëmijë, apo për raste kur pacienti e ka të vështirë t’u përgjigjet kërkesave të mjekut, aplikon medikamente qetësuese, por edhe anestezi të plotë në sallë. Duke qenë se kjo klinikë është pjesë e strukturës së spitalit «Hygeia» në Tiranë, ky shërbim ofrohet në sallë të specializuar dhe nga mjekë profesionistë. Një as nën mëngë për këtë klinikë, e cila për hir të së vërtetës ofron gjithë gamën e shërbimeve stomatologjike dentare, duke filluar nga ndërhyrjet kirurgjikale; shërbimet terapeutike endodentike, si për të rritur, ashtu edhe për fëmijë; vendosjen e dhëmbëve të profileve të ndryshme estetike, si: zirkon, Emax, facetat «veneers»; aparatet e ortodontisë për fëmijë dhe të rritur, deri te vendosja e implanteve. Përveç kapaciteteve të mëdha që ka, Klinika Dentare Hygeia zotëron edhe teknologjinë më bashkëkohore që ekziston sot në vend për këtë lloj shërbimi. Është pa dyshim klinika me kushtet dhe standardet më të mira që kam vizituar dhe e vetmja klinikë dentare në shkallë republike që është e vendosur brenda një ambienti spitalor. Klinika Dentare Hygeia ofron brenda saj edhe shërbimin e ekzaminimeve radiologjike dhe gjithashtu ka një laborator për realizimin e punëve të brendshme të klinikës. Pra, marrja e çdo shërbimi që nevojitet fillon dhe mbaron këtu. Dua të them gjithashtu se, teknologjia dhe investimi në klinikë janë kolosale. Nga ana tjetër, materialet që përdoren në Klinikën Dentare Hygeia i përkasin cilësisë më të lartë të mundshme në tregun dentar.

Gjithë teknologjia e instaluar, ka ardhur nga Gjermania, ndërsa materialet dentare importohen nga Gjermania, Zvicra dhe Austria. “Vizioni im për këtë klinikë ka qenë dhe mbetet arritja e një niveli shumë të lartë shërbimi, - shprehet drejtori Roland Zhuka. - Ne nuk jemi klinikë lagjeje, por vizioni ka qenë që të kemi një gamë gjithëpërfshirëse dhe të jemi sa më afër shërbimit të pacientëve lokalë, rajonalë e më gjerë.

Çdo ditë që kalon, i qasemi gjithnjë e më shumë turizmit dentar. Shërbimi dentar te ne po fiton besueshmëri dhe ne jemi për një shërbim elitar, cilësor dhe mbi të gjitha, një shërbim ku çdonjëri prej nesh nuk humbet kohë.” Klinika Dentare Hygeia meriton një vlerësim me pesë yje, jo vetëm sepse është i vetmi vend që të heq fobinë dentare, por edhe sepse buzëqeshja të shërbehet me shumë profes-ionalistet, nga një ekip mjekësh të kualifikuar.

PËR FËMIJËT, TRAJTIMET MUND TË BËHEN ME TË ASHTUQUAJTURIN GAZI GAZMOR, APO NDRYSHE PROTOKSID AZOTI, PËR MË FRIKACAKËT OFROHEN MEDIKAMENTE ORALE, NDËRSA PËR RASTE MË SPECIFIKE, KUR PACIENTËT NUK ARRIJNË TË BASHKËPUNOJNË ME DENTISTIN, APLIKOHET VËNIA NË GJUMË E PACIENTIT.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.