TANI BËHU TI ESTETISTJA

GJENI NJË HAPËSIRË TË LIRË NJË HERË NË JAVË. KAQ MJAFTON PËR TË PASUR DUAR TË RREGULLTA DHE TË BUKURA.

Living - - LIVING BUKURI -

HAPI 1

Grumbulloni të gjitha mjetet që do t’ju nevojiten, që nga fshirësi i manikyrit e deri te hidratuesi i duarve.

HAPI 2

Lagni një pambuk me solucionin për fshirjen e manikyrit dhe filloni ta fshini atë ngadalë.

HAPI 3

Merrni një tas me ujë të ngrohtë dhe krijoni pak shkumë në të me shampon e duarve. Mbajini gishtat e sapofshirë aty për dy minuta.

HAPI 4

Pastroni kutikulat. Nëse nuk keni mjetet e nevojshme, mund të përdorni një peshqir të, thatë për të fërkuar sipërfaqen e thoit dhe për të shtyrë sipër kutikulat.

HAPI 5

Jepuni formën që dëshironi thonjve, duke përdorur një limë të thjeshtë.

HAPI 6

Zhytini thonjtë për pesë minuta në një enë me ujë dhe limon. Kjo do të ndihmojë në forcimin e tyre dhe nëse e përsërisni çdo javë këtë rutinë, do të keni thonj shumë të shëndetshëm.

HAPI 7

Trajtoni duart me një skrab, të cilin mund ta përgatisni edhe vetë. Srabi që kam përdorur në foto është bërë me një lugë vaj kokosi, dy lugë mjaltë, 1 lugë gjellë sheqer, një lugë gjellë me kripë dhe një lugë gjelle me limon. Masazhoni duart dy-tre minuta me këtë përzierje, ose të tjera që mund të keni në shtëpi. Mbajini rreth pesë minuta me të dhe pastaj shpëlajini pa sapun.

HAPI 8

Pas këtij procesi, përdorni gjithmonë një krem duarsh, i cili do të ndihmojë në hidratimin e duarve për një periudhë më afatgjatë.

HAPI 9

Nëse ju gjendet në shtëpi, lyejini thonjtë me solucionin e gatshëm që përmban vitaminë E.

HAPI 10

Zgjidhni ngjyrën që dëshironi dhe lyeni me manikyr thonjtë e sapokuruar nga duart tuaja. Nëse ju pëlqejnë aksesorët, ka të tillë të gatshëm nëpër supermarkete dhe dyqane kozmetike. Mjafton t’i ngjisni dhe t’u shkoni një shkëlqyes sipër dhe gishtat tuaj do të marrin pamje sikur sapo kanë dalë nga një qendër estetike. Do të kënaqeni me rezultatin e punës suaj dhe mbi të gjitha, do ta kuptoni se të kujdeseni për duart dhe thonjtë, shërben edhe si një terapi e mirë për t’u shkëputur nga rutina dhe mendimet që ju rëndojnë në kokë gjithë ditën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.