MAGJIA E ARTIT TË KAPELAVE

Living - - PËRMBAJTJA - NGA SANTANA ÇOMORA FOTOGRAFIA: EDVINA META ART DIRECTOR: ORI KAMBERI GRIMI: NINA MYFTARAJ

Te një femër, kapela dhe parfumi bëjnë diferencën, për t’u përfaqësuar sa më elegante, shik e me më shumë shije. Ka një teknikë si për ta krijuar, ashtu edhe për ta mbajtur atë. Kapela ekuilibron përmasat e fytyrës. Është si arkitektura apo matematika. Ajo është aksesori më i bukur, nëse guxon ta përdorësh në jetën e përditshme apo në mbrëmjet elegante, sepse e gjen në forma të ndryshme, që i përshtaten çdo aktiviteti që përfaqëson një femër”, – thotë stilistja Mimi Memiaj. Ato janë dashuritë e saj të vogla, që nisin që nga format klasike, si royal casques, cloche, chapeline, borsalino si dhe kapela fashion. Secila prej tyre është e personalizuar dhe e zbukuruar me aksesorë unikë. Në këtë editorial fashion, ajo na njeh jo vetëm më këtë aksesor pa kohë, por edhe me një pjesë të koleksionit të saj të palltove dimërore. Sipas saj, ky dimër do të ketë plot ngjyra që do t’i japin femrës nuancat dhe shkëlqimin e duhur.

Trendi i këtij sezoni janë kapelat boat, që në gjuhën profesionale njihen si kapelat e milionerëve.

Veshjet e tjera nga: Mango – Fashion Group Albania – TEG Të gjitha kapelat dhe palltot e përdorura në këtë editorial janë nga stilistja: MIMI MEMIAJ

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.