TONI GOGU

MIDIS DREJTËSISË HYJNORE DHE ASAJ NJERËZORE

Living - - PËRMBAJTJA - NGA: GENTIAN MINGA FOTOGRAFIA: ARMAND HABAZAJ

DUKET SE KUDO KA SHKUAR, JETA E TIJ KA QENË NGUSHTËSISHT E LIDHUR ME DREJTËSINË. GJATË VITEVE SI PASTOR, TONI GOGU E KA PREDIKUAR SI VLERË DREJTËSINË, POR E NJËJTA GJË NDODH EDHE SOT, KUR AI ËSHTË ZËVENDËSMINISTËR I DREJTËSISË NË NJË QEVERI TË MADHE DHE “KRYEMINISTËR” NË NJË “QEVERI” MË TË VOGËL, ME VETËM PESË PJESËTARË...

Është e shtuna e parafundit e një tetori të pazakontë, që më shumë sesa vjeshtës i ngjason verës. Një ditë e përsosur për t’u kaluar në fshat. Jemi për vizitë në shtëpinë e zëvendësministrit të Drejtësisë, Toni Gogut. Prej një viti, ai është shpërngulur bashkë me familjen në fshatin Maknor të Pezës, jo shumë larg rrugës dytësore TiranëDurrës, por ama shumë larg rrëmujës së qytetit, më saktë, të kryeqytetit. Nuk ka nevojë t’i biem ziles së derës së jashtme, pasi këtë rol e luajnë shumë mirë dy qenushet që na përshëndesin të parat, Anja dhe Kati. Janë dy labradore me ngjyrë të zezë, të cilave u shkëlqen lëkura. Anja është lozonjare dhe i pëlqen të të lëpijë, kurse Kati është trazovaçe e ka qejf të të kafshojë, për të të tërhequr vëmendjen.

Pas qenusheve është radha e rosave e patave të na kujtojnë edhe njëherë se këtu ku kemi ardhur ka më shumë kafshë, se njerëz (siç më pëlqen mua!). Pula nuk ka. Siç do të më thoshte më pas e zonja e shtëpisë, Edi Gogu, ajo parapëlqen vezët e patave për gatim, pasi pulat duhen vaksinuar, edhe në fshat. “Dhe kësisoj ato nuk mund të quhen më bio”. Vezë nuk kemi as në drekën e shtruar me shumë shije dhe klas nga kolegia e Living, Edi, por ama ka plot gjëra të tjera për të lënë thonjtë. Bukë e bërë vetë, me gjithfarësoj farash, paçe koke me mish fshati, lakror me qepë të njoma, ëmbëlsirë me kungull dhe sallatë me patëllxhanë. Nuk mungon dhalli për ne që s’pimë alkool dhe rakia e përgatitur për merak nga babai i Edit, për pjesën tjetër të tavolinës. Pastaj, zonja e shtëpisë (dhe e menusë), duke e ditur pasionin tim për çajrat, më ka përgatitur një surprizë. Së bashku me djalin e vogël, Timon e zgjuar e të sjellshëm, shkon në pjesën e pasme të vilës, ku mbledh erëza të freskëta, që nga rigoni, trumza e majdanozi. Përgatit me to një çaj aq të mirë, saqë edhe rakipirësit i bën për vete. Toni dhe Edi kanë rritur tre fëmijë të mrekullueshëm. Antonia, Teo e Timo do të ishin ëndrra e çdo prindi, aq të mbarë janë. “Kur ishim të rinj dhe ende s’ishim bërë prindër”, kujton Toni, “na ra në dorë një libër për mirërritjen e fëmijëve, sipas të cilit, pavarësisht nga temperamenti, fëmija mund të trajnohet. Kjo na frymëzoi të punonim me ta”. Dhe mirë bënë, pasi në ka diçka që të bie në sy kur bisedon me fëmijët e tyre është se ia bëjnë “mu” (po përdorim këtë shprehje se shkon me fshatin) që të rriturit kanë punuar me ta. Të gjithëve na ndodh të takojmë njerëz që lënë mbresa, por, si rrallëherë, kam takuar një familje të tërë që më ka lënë mbresa, një familje ku nga më i madhi te më i vogli, kanë diçka për të të mësuar dhe të bëjnë të ndihesh mirë me energjinë e tyre. E them këtë jo për t’i bërë qejfin dikujt, por për të qenë i drejtë. Meqë ra fjala te të qenët i drejtë... drejtësia. Kemi vendosur që sot të flasim me personazhin tonë pikërisht për të. Është një koncept që e karakterizon Tonin dhe që e ka shoqëruar në rrugëtimin e tij, që nga jeta si pastor, deri te karriera si zëvendësministër i Drejtësisë...

MIDIS DREJTËSISË HYJNORE DHE ASAJ NJERËZORE

Ka shumë arsye që e bëjnë Toni Gogun interesant e të ngjallin kureshtje për të zbuluar diçka më tepër rreth tij. Duke nisur nga pamja e jashtme, moderne dhe e pazakontë për një zotëri të moshës së tij në Shqipëri, deri te fakti që në 28 vite tranzicion, ai është kleriku i parë i përfshirë në kabinetin e një qeverie. Pastori protestant, dikur drejtor juridik në Bankën e Shqipërisë, e më pas në Agjencinë e Sigurimit të Depozitave, mandej drejtor kombëtar i organizatës “World Vision” në Ballkanin Perëndimor, i ka provuar të gjitha. Por habia e njerëzve për një klerik në qeveri duket se atë vetë s’e çudit aspak. “Në fillimet e shtetit modern

TONI DHE EDI KANË RRITUR TRE FËMIJË TË MREKULLUESHËM. Antonia, Teo e Timo do të ishin ëndrra e çdo prindi.

kemi pasur kryeministër një prift, Fan Nolin. Ndërkohë që para komunizmit në kabinetin qeveritar ka pasur disa klerikë”, thotë. Të qenët zëvendësministër i Drejtësisë s’është e vetmja arsye pse ne, si staf i Living, jemi interesuar për Tonin. Ai është një njeri me shumë përmasa, por në thelb, ajo çka e karakterizon mbetet drejtësia. “Drejtësia është themeli i shoqërisë. Fjalën ‘e drejtë’ apo ‘e padrejtë’ e dëgjon në çdo cep, në çdo rrethanë. Do të dëgjosh fëmijët që teksa luajnë, thonë “s’është e drejtë, pse ma more topin” ose në urban, kur dëgjon njerëz të mërzitur, sepse nuk u duket e drejtë të rrinë në këmbë. Drejtësia shënjon jetën tonë në çdo aspekt”, thotë Toni, i cili prej një jete endet midis drejtësisë hyjnore dhe asaj njerëzore. Së pari, i është dashur të përballet me drejtësinë në rolin e pastorit; të kuptojë çdo ditë dimensionin hyjnor të drejtësisë. Ushqehet me këtë drejtësi, frymëzohet si dhe merr forcë prej saj prej vitesh. Si zëvendësministër i Drejtësisë, lufton që njerëzit të përfitojnë nga sistemi i drejtësisë. “Shpesh me drejtësi njerëzit kanë parasysh prokurorët, gjyqtarët, noterët, avokatët etj. Ndërkohë, në fund të ditës, qytetari duhet ta përjetojë drejtësinë. Në shumicën e rasteve, ligjet shkruhen dhe ato i kupton vetëm një jurist, jo qytetari i thjeshtë, prandaj ajo që jam përpjekur të bëj gjatë karrierës sime është që drejtësia të kuptohet nga të gjithë”. Por drejtësia për komunitetin e madh nuk do të kishte kuptim nëse s’do të kishte drejtësi në familjen e vogël. Si të gjithë bashkëshortët e baballarët, Toni vret mendjen nëse është e drejtë që kalon më shumë kohë në punë, sesa

Por habia e njerëzve për një klerik në qeveri duket se atë vetë s’e çudit aspak. “Në fillimet e shtetit modern kemi pasur kryeministër një prift, Fan Nolin. Ndërkohë që para komunizmit në kabinetin qeveritar ka pasur disa klerikë”, thotë.

“Nuk mund të shkosh të bësh drejtësi në zyrë, nëse bën padrejtësi ndaj bashkëshortes, fëmijëve. S’e di në jam i drejtë me familjen time, për këtë duhet të pyesni ata, por di të them se përpiqem”, thotë Toni.

pranë familjes. “Nuk mund të shkosh të bësh drejtësi në zyrë, nëse bën padrejtësi ndaj bashkëshortes, fëmijëve. S’e di në jam i drejtë me familjen time, për këtë duhet të pyesni ata, por di të them se përpiqem”, thotë Toni. “Para pak vitesh i pyeta djalin e vajzën e madhe si më shikonin mua si baba. Ata u shprehën në mënyra të ndryshme, por ranë dakord për diçka: ‘Babi, ti edhe kur do, do si luan. Edhe të mbron, edhe të lëndon’. Sepse është e vështirë të drejtosh një komunitet, sado i vogël qoftë. Por ne si prindër jemi përpjekur të gabojmë, duke i dashur fëmijët”. Së fundmi, jo për nga rëndësia, por radha, mëdyshja e përbotshme: a është ai i drejtë me veten? “Bashkëshortja, Edi, thotë se tregohem i padrejtë me veten. Jam gjithmonë në gjendje ankthi për të bërë mirë atë çka vjen pas, në kuadër të planeve tona të mëdha, që kanë të bëjnë kryesisht me familjen. S’jam as nga ata që e dashurojnë veten dhe tregohen narcistë, por as nga ata që e torturojnë veten nuk jam”, thotë Toni. Sigurisht, nuk duket nga ata që torturojnë veten. Përndryshe, nuk do të ishte shpërngulur në fshat, ku jeta është më e qetë dhe e shëndetshme. “Deri më tani, shpërngulja më duket vendim i drejtë. Kur morëm vendimin të jetonim në fshat punoja për një organizatë si “World Vision”, që u vjen në ndihmë njerëzve në nevojë dhe veçanërisht zonave rurale. Dhe më dukej e padrejtë që të punoja për një organizatë të tillë e të isha aq larg, edhe fizikisht, zonave rurale dhe njerëzve të varfër. Shto këtu arsye të tjera, si për shembull fakti që fëmijët në qytet vuanin nga alergjitë, dhe klima e pastër do t’u bënte më mirë. Edhe pse na merr malli për qytetin, është vendim i drejtë. Këtu çdo gjë është më e vërtetë, më e bukur, që nga ngjyrat, aromat, e deri te tingujt”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.