SHNDËRRONI ÇDO GJË NË MARBLE

Si të përfshijmë mermerin në ambientet e brendshme

Living - - PËRMBAJTJA -

Me kalimin e viteve apo stinëve, ndryshojnë dhe trendet. Me veshjet e kemi më të lehtë, por kur trajtojmë ambientin e shtëpisë, është e rëndësishme që të gjejmë aksesorë apo ngjyra që t’i rezistojnë kohës. Një nga trendet më elegante, që duket se do të qëndrojë për një kohë të gjatë, është metoda marble, e cila në dukje ngjason me mermerin. Kur mendon për mermerin, të vijnë ndër mend kolonat apo statujat e periudhës së Rilindjes, me dimensione të mëdha, pothuajse epike. Por, “dizajni i rrjedhshëm” ka gërshetuar Rilindjen me modernen në botën e arredimit të brendshëm: një gur që pëson ndryshime, një luks që mund t’i shtojë dritë ambienteve dhe vetë objekteve. Me përdorimin e metodës marble ose “pikturës së rrjedhshme” dhe me bindjen se ajo ndryshon tërësisht hapësirat, kuptohet qartë dhe dashuria e romakëve për këtë teksturë kaq të mrekullueshme dhe delikate. Nuk është e nevojshme ta dekoroni shtëpinë nga e para, thjesht disa aksesorë ose orendi të reja mund të freskojnë dhe rinojnë çdo hapësirë. Nuk është nevoja as të përdorni patjetër gurin e mermerit, sepse metoda marble realizohet edhe me materiale të tjera, si bojëra akriliku apo rezinë. Themi shpesh se detajet kanë më shumë impakt në jetë ose bëjnë diferencën. Një tabaka në dukje mermeri, por në të vërtetë prej boje e rezine, mund ta bëni më lehtë tuajën, por është edhe një mundësi praktike. Tabakatë mund të vendosen kudo, nga

kuzhina e deri në zonën e natës. Pavarësisht se ku i vendosni, ato ofrojnë një pamje të pastër dhe të ftohtë, duke ju ndihmuar edhe në organizim. Aksesorët marble mund të veshin me elegancë edhe kuzhinat më të vjetra, apo dhe faqe muri. Një nga cilësitë më fantastike të kësaj metode është aftësia që ka për t’u përshtatur ose për të qenë e gjithanshme. Një orendi me këtë teksturë duket elegante dhe shik pranë një koleksioni bakri, një sobe prej çeliku si ato të viteve ’90, një divani me ngjyrë të theksuar apo një vazoje me lule. Nëse orenditë e vogla nuk ju duken të mjaftueshme, një tavolinë kafeje mund të jetë mobilja e duhur. Në vend që të lodhemi duke kërkuar atë artikull arredimi që do të bëjë ndryshimin, tavolina me dukjen marble do t’i rezistojë kohës dhe do të përshtatet kudo. Një tavolinë e tillë, do të duket elitare dhe njëkohësisht minimaliste, edhe nëse vendosim ta ndryshojmë ambientin përreth. Nëse deri tani keni menduar se kjo metodë mund të duket e rëndë ose e tepërt, sidomos për dekorimin e ambienteve të brendshme, ka ardhur koha të ndryshoni mendim. Metoda marble është delikate, me shije dhe do t’i rezistojë gjatë kohës.

MËNYRA MË MODERNE për të krijuar një lidhje midis të gjitha hapësirave, është të përdorni detajet marble. Pavarësisht nëse bëjmë theksime të veçanta, apo përdorim mobilie të mëdha, kjo metodë i jep elegancë edhe mjedisit më tradicional.

TAVOLINAT përshtaten shumë mirë me këtë stil. Nëse nuk zëvendësoni dot gjithë syprinën e kuzhinës, një tavolinë kafeje ose prej “mermeri”, do t’jua kënaqë syrin.

AKSESORËT Kur duhet të zgjedhësh midis aksesorëve, një çift orësh ose një mbajtëse gotash, do të ishte fokusi i duhur për ambientin tuaj të pritjes ose për ndonjë hapësirë tjetër. Në varësi të ngjyrave që do të përdorni, mund të shtoni një prekje romantike ose rok.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.