FACETAT DENTARE MËNYRA MË E MIRË PËR NJË BUZËQESHJE VEZULLUESE

MËNYRA MË E MIRË PËR TË PASUR NJË BUZËQESHJE VEZULLUESE

Living - - PËRMBAJTJA -

Bukuria dhe shëndeti janë dy anë të së njëjtës monedhë, dy aspekte të mirëqenies psikofizike, që shpesh ndërthuren dhe ndikojnë te njëri-tjetri. Stomatologjia kozmetike ka lidhje të ngushtë me bukurinë dhe shëndetin, dhe në vitet e fundit hulumtimet shkencore italiane kanë bërë përparime të mëdha në këtë drejtim. Një nga rezultatet më të mira të kërkimeve përfaqësohet nga facetat dentare, një risi e fundit teknologjike, e cila ofron mundësinë për një buzëqeshje të përsosur, pa operacione të kushtueshme dhe invazive, me një rezultat të natyrshëm dhe që arrihet shpejt.

Sot është e mundur të ndërhyhet në buzëqeshjen e pacientit, për ta bërë atë më të shëndetshme dhe në harmoni me fytyrën, pa pasur nevojë për ndërhyrje të dhimbshme.

Ka ikur koha kur një seancë te dentisti konsiderohej si torturë dhe duhej kryer vetëm kur ishte e nevojshme. Në ditët e sotme, trajtime si facetat dentare mund të konsiderohen një ndërhyrje e vërtetë estetike në mjekësi dhe janë brenda mundësive të të gjithëve.

ÇFARË JANË FACETAT DENTARE? Facetat dentare janë një shtresë e hollë qeramike (ose porcelani) që aplikohet mbi dhëmbët, duke mbuluar çdo defekt në sipërfaqen e tyre.

Facetat estetike janë gjithashtu efektive për pikat, ngjyrat e madje edhe për të maskuar një pozicion pak të pabalancuar të dhëmbëve. Suksesi i facetave është parë te aktorë, sportistë dhe personalitete të tjera të shoubizit, të cilët kanë adoptuar këtë zgjidhje për të patur një buzëqeshje të përsosur, pa kryer një operacion të vërtetë: është e mundur të aplikohen pa anestezi, pa shkaktuar ndonjë dhimbje për pacientin dhe pa e dëmtuar smaltin e dhëmbëve, sigurisht, nëse ndiqen të gjitha rregullat që lidhen me sigurinë dhe higjienën dentare.

Të gjitha avantazhet e përdorimit të facetave dentare (veshjet e dhëmbëve) aplikohen me një ngjitës të veçantë, plotësisht të padukshëm, që garanton aderimin maksimal ndaj sipërfaqes së dhëmbëve, duke maskuar papërsosmëritë e tyre.

Përveç përfitimeve të menjëhershme estetike në dhëmbë, facetat dentare sigurojnë një përmirësim të përgjithshëm në pamjen e fytyrës, duke ofruar një buzëqeshje më harmonike. Aplikimi i tyre, në veçanti garanton dhëmbë më të bardhë dhe mbulim me shkëlqim dhe të plotë të njollave të përhershme.

Përparësitë nuk qëndrojnë vetëm në dimensionin e jashtëm: rëndësia e kënaqësisë për të jetuar në mënyrë paqësore është e pamohueshme. Facetat dentare përmirësojnë vetëvlerësimin, duke sjellë më shumë siguri në vetvete dhe në paraqitjen e jashtme, element kyç në ndikimin për përmirësimin e cilësisë së jetesës.

JETA SHOQËRORE, PUNA DHE JETA SENTIMENTALE BËHEN MË TË BUKURA ME NJË BUZËQESHJE TË BUKUR DHE KJO ËSHTË SIGURISHT KARTA MË E MIRË E PREZANTIMIT, QË MUND TË KETË SECILI PREJ NESH.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.