RECETA PA GLUTEN

Living - - PËRMBAJTJA -

PËRBËRËSIT PËR TAVË ME DIAMETËR 24 CM:

200 g gjalpë në temperaturë ambienti 140 g miell pa gluten 70 g niseshte 120 g sheqer 3-4 mollë 3 vezë 1 limon organik-lëkura e grirë në rende dhe lëngu i shtrydhur 1 bustinë sodë për ëmbëlsira (16 g) 3 lugë sheqer kaf 1 lugë kanellë pluhur

PËRGATITJA:

Ndezim furrën në temperaturën 180° C. 1 . Mollët e qëruara i presim në kubikë dhe, pasi i lyejmë me lëngun e limonit, i lëmë mënjanë. 2 . Rrahim në robot ose me rrahësen elektrike gjalpin me sheqerin dhe lëkurën e limonit derisa të shohim që sheqeri është tretur. Shtojmë vezët një nga një dhe së fundi miellin, niseshtenë dhe sodën me sitë. Shtojmë gjysmat e mollëve dhe tani ipërziejmë me spatul. 3 . Hedhim brumin në tavën ku kemi shtruar letër furre ose të lyer me gjalpë e miell. 4 . Shpërndajmë mbi brumë mollëtqë na kanë mbetur, në mënyrë të çrregullt, i spërkasim sipër me sheqerin dhe kanellën dhe e vëmë të piqet për 40 minuta afërsisht ose derisa kur të bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh, ajo të dalë e pastër.

NGA LINDA FISHTA FOTOGRAFIA: ARMAND HABAZAJ

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.