NGA FRYMËZOHET AJO PËR GJITHË KËTO STILE TË NDRYSHME QË KA PËRVETËSUAR?

Living - - LIVING MODË -

Gardëroba ime është frymëzimi më i madh. Mjafton t’i hedh një sy rrobave, të informohem për kohën jashtë dhe të jem me fat që të godas në shenjë që me kombinimin e parë (gjë që rrallëherë ndodh, pasi më duhet të ndërroj minimalisht tri veshje derisa të gjej të përshtatshmen). Tirana, Londra, familja dhe shoqëria janë pjesët më të rëndësishme në jetën e saj, por, të mos harrojmë llogarinë në Instagram me emrin Vanesa Gjini! Në fotot e saj, përtej pamjes, veshjeve e stilimeve, shohim dëshirën e madhe për udhëtime, për të njohur kultura të ndryshme. Dega që ajo ka zgjedhur për të qenë profesioni i saj i ardhshëm, e ka thelbësore njohjen e vendeve të tjera, për t’u larguar nga rutina e përditshme dhe për t’u frymëzuar. Londra i ka krijuar mundësinë për t’u njohur me stilistë të famshëm. Ajo shprehet: “Po, kam pasur fatin të takoj stilistë/disenjues të ndryshëm dhe njerëz të tjerë që punojnë në industrinë e modës, të cilët kanë qenë të ftuar në universitetin ku unë studioj. Madje, kam dhe pedagogë në shkollë, që kanë lënë gjurmë në botën e modës apo njihen nga shumica.” Në pritje të koleksionit të parë të Vanesës, ne do të vazhdojmë ta ndjekim atë në botën e ëmbël dhe elegante të Instagram-it…

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.