ROLE KUNGULLI

Living - - LIVING KUZHINË -

2 kunguj jeshil 100 g krem djathi 300 g miell 50 ml vaj ulliri 150 ml qumësht kripë 1 fryrës shkopinj druri Kungujt i grijmë me rende, i kriposim dhe i vendosim në një kullesë, që të nxjerrin lëngun. Hapim miellin në mes, shtojmë fryrësin, kripën, vajin e ullirit dhe qumështin. Formojmë një brumë të butë, të cilin e hapim petë me trashësi 4-5 mm, e lyejmë me kremin e djathit dhe kungujt. E mbledhim role, e presim në feta 1 cm dhe ngulim një shkop druri në fundin e petës, që të izolohet. I vendosim në tavë mbi letër furre, i lyejmë me pak qumësht dhe i pjekim për 20 minuta në temperaturë 180 °. I shërbejmë të ngrohta.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.