KLODIANA – MOTRA E MESME

Living - - LIVING MODË -

Klodi është vajza e qeshur dhe e ëmbël. Ajo është gazetare. Një punë që i ka dhënë gjithmonë kënaqësi, edhe pse ky profesion njihet për vështirësitë e veta. Prej dy vitesh, Klodi është drejtuese e departamentit të marrëdhënieve me publikun në “World Vision”, një organizatë, e cila ka në fokus fëmijët dhe është e shtrirë në të gjithë Shqipërinë. Kjo punë i jep po aq kënaqësi sa puna në terren, edhe pse gazetaria herë pas here e ngacmon fort. Klodi është më klasikja në stil, ku qëndron mirë eleganca e saj, me pak sportivitet. Ajo di t’i ndërthurë këto stile, por i pëlqen klasikja pa kohë. Një nga aksesorët e saj të preferuar janë rripat, që nuk i ndan asnjëherë nga gardëroba, qofshin këta të hollë apo të trashë. Po dhe xhaketat janë një pikë e fortë e saj. I preferon t’i veshë si me pantallona, fustane apo funde.

Cila është ajo gjë që nuk do ta vishnit kurrë? Danjela: këpucët me platformë Klodi: golfet Enke: fustanet me gurë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.