Dhoma e Adanit

Living - - LIVING SHTËPI - (djalit/kids bedroom)

është arreduar si një kënd lojërash i instaluar në apartament. Dyshemeja e kësaj hapësire është veshur me moket, material shumë komod, që përveçse i ngrohtë në dimër edhe shumë i sigurt nëse fëmija rrëzohet. Ngjyrat janë mbajtur në tone neutrale dhe elementet e vetme që bëjnë kontrast janë lodrat. Letra e murit është e printuar me bojëra ekologjike dhe mbi të gjitha me një dizajn që zhvillon imagjinatën e një fëmije të vogël. Tenda është një tjetër element shumë i dashur për fëmijët, pasi është një shtëpizë e vogël brenda shtëpisë së madhe dhe të përbashkët.

"Ajo që donim të bënim në dhomën e djalit, është që ta kthenim atë në këndin e tij të preferuar, që të zhvillojë sa më shumë aftësitë dhe imagjinatën e tij."

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.