Arlinda Brühl

Living - - LIVING PERSONAZH -

është mamaja e tre fëmijëve, dy djemve të vegjël dhe një vajze 22-vjeçare. Ajo është shqiptare, por jeton prej vitesh në Gjermani. Dëshirën e të bijve për të bërë parada me fustanet e saj, për t’u veshur me këpucë me taka, për të lyer gishtat me manikyr apo për të vënë bizhuteri, Arlinda s’e sheh si fundin e botës, por si diçka normale. Jo vetëm nuk nduk faqet e tmerruar nga ajo çka sheh (siç do të bënte çdo nënë shqiptare), por përkundrazi, i fotografon këto sjellje të djemve dhe fotot i ndan me miqtë në Facebook. “Nuk di gjë për prirjet e tyre seksuale, janë ende të vegjël, por edhe nëse kur të rriten bëhen gay, trans apo biseksualë, kjo për mua nuk ka rëndësi... rëndësi ka të duan dhe t’i duan”...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.