LULËZIMI VJESHTAK

Vjeshta duket sikur sjell fundin e shpërthimit të luleve, por nëse i kushtoni vëmendjen e duhur, kjo stinë mund të sjellë një lulëzim të ri në ballkonin apo oborrin tuaj.

Living - - LIVING KOPSHTARI -

Krizantema

është lulja e vjeshtës. Mund ta mbillni tani, qëndron e gjelbëruar gjithë vitin, por në nëntor-dhjetor ka kohën e lulëzimit.

Çiklamina.

Është një lule që vjen në shumë varietete, por ngjyrat e saj të ndezura është e sigurt që do t’ju kujtojnë pranverën edhe në vjeshtë.

Begonja.

Është e bukur dhe rezistente edhe ndaj temperaturave të ulëta. Është nga ato lule që mund të zërë rrënjë edhe nga një bistak i thyer.

Gladiola.

Duket si një lule e brishtë, por delikatesa në dukje e saj, është e përgatitur t’i bëjë ballë të ftohtit. Gladiola është ideale për oborre dhe dekore të jashtme.

Mjafton të keni dëshirë për ta pranverizuar ballkonin tuaj vjeshtak, sepse alternativat janë të panumërta. Unë do të shtoja këtu edhe tre varietete lulesh: crocus, dalia dhe nerine.

Mbillini këto lule sa jeni ende në kohë dhe ballkoni juaj s’do të jetë i zymtë as në vjeshtë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.